Prej disa ditësh rezulton i zhdukur 34-vjeçari Eglant Koçi, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e tij. Sipas informacioneve, dyshohet se ky i fundit është rrëmbyer. Në prangat e policisë ka rënë një person, i cili dyshohet se ka përkrahur autorin.
Aktualisht po punohet për shoqërimin e shtetasit, i cili dyshohet se ka lidhje me zhdukjen e Eglant Koçit. I riu merrej me transport parash në lidhje me lekët që shkëmbeheshin nga kriptomonedhat.
Koçi është kapur nga kamerat e sigurisë për herë të fundit duke lëvizur me motor, i cili u gjet i braktisur disa ditë më parë.














