Kryeministri Edi Rama është zotuar se do të vazhdojë me projektin në Zvërnec.
Në një intervistë për Al Jazeera-n, Rama e ka përshkruar zhvillimin si një mundësi të madhe investimi, duke hedhur poshtë pretendimet se qeveria po shet tokë publike.
“Ekziston pyetja nëse ky projekt do të realizohet apo jo. Ky është një bekim për vendin. Një investim prej 4 miliardë eurosh në një vend që ka një prodhim të brendshëm bruto prej rreth 27 miliardë eurosh flet vetë.
Sa i përket projektit që ka shkaktuar gjithë këtë reagim dhe debat në mbarë botën, bëhet fjalë për një pronë private. Nuk bëhet fjalë për toka publike që qeveria shqiptare po i jep apo po e shet vendin. Është një pronë private.
Është një shprehje interesi e bazuar në një marrëveshje private mes palëve private, në të cilën qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje”, u shpreh Rama.












