Aktualitet

I vuri gjobë biznesmenit, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë (EMRI)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:35 - 13/10/20 |
Al Do

Një person i kërkuar për katër vepra penale, ndër to edhe tentativë vrasjeje, është arrestuar sot në Tiranë.

Konkretisht bëhet fjalë për Feruzan Shehun, i cili më 19 qershor të këtij viti kërcënoi një biznesmen në Fushë Bulqizë për t’i marrë një shumë parashë.

Ai i vuri biznesmenti Gëzim Balla një gjobë 10 mijë euro por në momentin e dorëzimit të parave e kuptoi se i ishte ngritur kurth nga policia dhe u largua duke qëlluar në ajër.

32-vjeçari u arrestua sot, në orët e para të mëngjesit në rrugën “Mustafa Aranitasi”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 4 veprat penale, “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Shtrëngimi në anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër. /Opinion.al

Pas