Aktualitet

Korrupsioni/ Soreca: Duhen dënime të formës së prerë për zyrtarë të lartë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:00 - 13/10/20 |
Al Do

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, në fjalën e mbajtur në Konferencën e Lartë Antikorrupsion , deklaroi se duhen dënime të formës së prerë për zyrtarë të lartë të korruptuar.

Ai tha me shqetësim se dënime ka patur për zyrtarë të nivelit të ulët edhe të mesëm por për zyrtarët e lartë kanë qenë të papërfillshme.

Por ambasadori Soreca shtoi se shpresat i ka te institucionet e reja të drejtësisë, përkatësisht SPAK dhe Gjykatat e Posaçme.

“Kemi para një sërë dënimesh për zyrtarë të nivelit të ulët dhe të mesëm. 60% e magjistratëve që i janë nënshtruar vettingut nuk e kanë kaluar.

 Ka përparime të disa institucioneve të reja në drejtësi, prokurori i përgjithshëm, SPAK. Kemi drejtuesen e BKH. Roli i ILDKPKI është shumë i rëndësishëm për kontrollin e pasurisë. Pavarësisht kësaj korrupsioni vazhdon të mbetet i shtrirë gjithandej dhe vazhdon të jetë shqetësim serioz për BE dhe shtetet anëtare. Duhen dënime të formës së prerë për zyrtarë të lartë që kanë qenë tepër të ulëta.

 Qytetarët duhet të kuptojnë se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Kemi shpresa te SPAK dhe gjykatat. Është premtuese që kanë nisur hetimet për 23 magjistratë të shkarkuar nga vettingu, pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Hapa pozitivë janë ndërmarrë por lufta duhet të vazhdojë.

BE ka investuar më shumë se 20 mln euro për drejtësinë. BE është dakord me përfundimet e GRECO. Por lufta kundër korrupsionit është një luftë e gjithë shoqërisë dhe do të jemi fitimtarë nëse të gjithë përpiqemi së bashku.”, deklaroi Soreca. /Opinion.al

Pas