Kronikë

Vranë dhe dogjën nënë e bir, jepet vendimi për gruan dhe të dashurin e saj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:49 - 13/10/20 |
Al Do

Burg përjetë për Kasem Pirjasin dhe 35 vjet burg për Hysnie Hoxhallari. Ky është vendimi i Gjykatës së Vlorës për çiftin në lidhje jashtë martesore, të cilët dy vite më parë ata vranë Olsi dhe Selkie Hoxhallarin, vjehrra dhe burri i Hysnies.

Pas hetimeve që zgjatën plot dy vjet, prokuroria në mbyllje të hetimeve kërkoi burgim të përjetshëm për të autorët e vrasjes makabre, ngjarje, kjo e ndodhur në datë 21 janar të vitit 2018.

Gjykata e Vlorës në vendimin e sotëm ka kursyer Hysnie Hoxhallarin duke lënë në burg përjetë vetëm Kasem Pirjasin.

Gjatë seancës ku u njoh me masën e sigurisë, Hysnie Hoxhallari deklaroi se ishte penduar shumë, ndërsa i hodhi fajin për krimin e rëndë të dashurit të saj.

“Ndjehem e penduar se nuk kam kallëzuar krimin, por isha e kërcënuar dhe i druhesha opinionit publik për gjithçka kishte ndodhur. Kasëmi erdhi dhe më tha se mbaroi gjithçka, mbasi kishte vrarë dhe vënë flakën banesës. Më kërcënoi se, nëse do të tregoja, do të më vriste mua dhe fëmijën. Por ndjehem e penduar, që fsheha armën e krimit dhe nuk kallëzova për ngjarjen e rëndë”, ka deklaruar gjatë seancës Hysnie Hoxhallari.

Trupat e Olsi dhe Selkie Hoxhallarit u gjendën të djegur brenda një dhome në shtëpi. Fillimisht u duk se ata kishin mbetur viktimë e një aksidenti por kur policia zbuloi një mesazh Hysnie Hoxhallarit drejtuar Kasem Pirjasit, hetimet morën një tjetër rrjedhë.

Ç’më bëre, më more në qafë,”- i ka shkruar Hysnia, Kasemit

Kasem Pirjasi, 26 vjeçar, goditi me sëpatë Olsi Hoxhallarin dhe mbyti nënën e tij dhe më pas në bashkëpunim me Hysnien i vunë zjarrin dhomës për të humbur gjurmët.

Ata të dy u zbulua se ishin në një lidhje jashtëmartesore me njëri-tjetrin. /Opinion.al

Pas