Një automjet në pronësi të një vajze është djegur gjatë natës në lagjen “24 Maji” në Vlorë. Policia ben me dije se makina tip Audi në pronësi të 29-vjeçares V.H. mori flakë rreth orës 03:20 të mëngjesit.
Bëhet me dije se automjeti ka qenë i parkuar brenda oborrit të shtëpisë në momentin që u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit, makina u dogj tërësisht. Policia thotë se dyshon që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./Opinion.al