Kronikë

Inceneratorët/Deputetë apo zyrtarë të lartë në listën e SPAK? Çfarë thotë Kuvendi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:32 - 29/03/22 |
Opi Nion

Këtë të martë SPAK firmosi disa urdhër-arreste për çështjen e Inceneratorëve.

Ndërkohë janë zbuluar detaje të reja. SPAK këtë herë ka hetuar procedurën që është ndjekur për inceneratorin e Fierit, ku ka rezultuar se ka pasur shkelje të rënda.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se mes këtyre urdhër arresteve deri më tani, duke iu referuar burimeve të konfirmuara pranë Kuvendit të Shqipërisë, mësohet se nuk ka asnjë kërkesë për zyrtarë të lartë, deputetë apo ministra nga ana e SPAK.

Në rastin e deputetëve SPAK duhet të marrë leje nga Kuvendi, ndërkohë që mësohet se një kërkesë e tillë nuk ka mbërritur pranë Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve.

“Ky është momenti i dytë që SPAK firmos urdhër-arreste, pas atij për ish-ministrin Lefter Koka. SPAK ka tre dosje, një për Elbasanin, një për Tiranën dhe tjetri për Fierin. Tashmë janë arrestime të zyrtarëve të rolit bazë, që janë marrë me çështje të administrimit. SPAK nuk është marrë më çështjen e parave, si në rastin e ish-ministrit Koka që dyshohet se kishte përfituar një shumë të konsiderueshme parash në formën e ryshfetit. SPAK është marrë me procedurën që është ndjekur për inceneratorin e Fierit, ku ka rezultuar se ka pasur shkelje të rënda. Duke qenë një çështje e shtrirë në kohë, që nga oferta e pakëruar, SPAK është kapur moment pas momenti. Ka pasur sinjalizim për arrestime dhe për inceneratorin e Tiranës. ”, tha Lala.

Kujtojmë se për çështjen e Inceneratorëve është arrestuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar administratorët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja./Opinion.al

 

Pas