Aktualitet

I shpëtoi në Kabul, gazetarja Yalda Hakim takon vajzat afgane në Shëngjin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:18 - 05/09/21 |
Opi Nion

Gazetarja dhe prezantuesja e njohur e BBC World News, Yalda Hakim, ka udhëtuar drejt Shëngjinit aty ku ndodhen dhjetëra gra dhe vajza, kryesisht pjesë e universitetit amerikan të vajzave në Kabul, por dhe të fondacionit që ajo drejton “The Yalda Hakim Foundation”.

Hakim është pritur me mirënjohje dhe respekt nga vajzat ndërkohë në foto shihen duke biseduar me njëra tjetrën.

Fondacioni i gazetares, “The Yalda Hakim Foundation” nxori nga Afganistani i pushtuar nga kaosi disa javë më parë, 59 studentë nga American University of Kabul, bashkë me disa gazetarë, komedianë dhe prezantues radiofonik./Klan News

Pas