Aktualitet

I riu shqiptar u kthye pa zemër, dëshmia e motrës: Mjekët thanë “i pushoi”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:47 - 03/02/21 |
Doriana Çepunaj

Saimir Sula, i riu shqiptar që ka ndërruar jetë në një spital të Spanjës ka mbërritur në Shqipëri pa zemër. Është ky përfundimi në të cilin ka dalë Instituti i Mjekësisë Ligjore pas kryerjes së autopsisë në trupin e viktimës. Nisur nga ky fakt, autoritetet shqiptare përmes një letërporosie të dërguar në Spanjë kërkojnë informacion mbi rastin në fjalë.

letërporosinë e dërguar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë drejtuar autoriteteve spanjolle bëhet me dije: Në trupin e kufomës së shtetasit Sajmir Sula, në kqyrjen e jashtme përveç prerejeve autoptike dhe ndryshimeve pas vdekjes nuk u vunë re dëmtime të shkaktuara nga dhuna. Nga këqyrja e brendeshme e organeve dhe të dhënave mikroskopike nga ana jonë u konstatuan; Bronkopneumoni sero- deskuamative. Aderenca pleurale ne anën e djathte të gjoksit. Hepatit Koronik persistent. Autolize e organeve. Mungesë e zemrës”.

Ndërkohë, Majlinda Sula, motra e viktimës, në dëshminë e saj dhënë për organin e akuzës, ka bërë me dije se vëllai i saj, Saimir Sula ndërroi jetë në 9 maj të vitit të kaluar në Spanjë, ndërsa kishte shkuar atje për një test COVID-i.

“Kam shoqëruar me ambulancë në Hospital Del Mar në Barcelona, vëllain tim për t’i bërë një COVID-i, i cili rezultoi negativ. Në kartelën e tij shkruhet që taci i pulmonit është mirë, dhe nuk evidentohen shenja të pneumonisë, por hyri në spital me dyshimin se mund te kishte COVID-19. Të nesërmen në mëngjes, rreth orës 12:08 jam telefonuar nga spitali, dhe infermierja më njoftoi se vëllain do ta dërgonin për t’i bërë një provë për mushkërinë. Më pas unë telefonoj vëllain tim dhe e vë në dijeni se spitali do ta dërgonte për të bërë një provë të mushkërive dhe Saimiri më thotë duke qartë e bërtitur: “Majlinda këtu po më marrin shpirtin, i thuaj infermieres të më lirojë pak se po vdes, ok i them po vij aty, për pak minuta”. Pas kësaj bisede me vëllain, u nisa menjëherë për në spital”, thotë Majlinda.

Majlinda shkon në spital tek recepsioni dhe kërkon të flasë me doktorët, i pyet nëse ata kishin dijeni për testin e COVID-19 dhe iu kërkon të nxjerrin vëllain nga spitali, pasi sëmundja e tij është se ai ka halucinacione, dhe ka frikë nga njerëzit.

“Ju lutem më lini të hyj sa të shoh një herë sepse e di qe ai do të qetësohet, por më thanë që për shkak të situatës së COVID- 19, nuk mund te hyj në spital. Me japin një numër kontakti dhe konkretisht numrin 0034-932209586, për të kërkuar informacion mbi pacientin.  Ora do ketë qenë rreth 15:00, e datës 09.05.2020 le një mesazh vokal duke thënë “jam familjar” , me telefoni ju lutem. Pas dy orësh me telefonojnë dhe me thonë që pacienti është mirë, dhe që prova COVID 19, është negative. Akoma ndodhesha në hyrje të spitalit, i lutem vajzës që po komunikoja në telefon, të komunikonte me mjekun, ti thotë që duhet të lexojë kartelat e vëllait tim, të kenë parasysh psikozën qe ka, ai ka shume frike nga njerëzit, i lutem vajzës të më kalojë mjekun, ose ti çojë mesazhin tim. Kam insistuar nëpërmjet telefonit që të merrja vëllain me vete, me qëllim që të kujdesesha vete në shtëpi, pasi arsyeja e vajtjes në spital më datë 08.05.2020, ka qenë pikërisht ajo pak temperaturë që kishte vellai dhe testi i doli negativ. Vëllai merrte mjekim në shtëpi, në lidhje me problemet (halucinacionet) edhe mjekja Ana Martin Psikiatre, shkonte një ditë po një ditë jo, e shikonte në shtëpi. Rreth orës 18:00 me telefonon doktoresha Irene Petit, me thotë hajde në spital, shkoj atje duke menduar do marr vëllain në shtëpi. Më thonë se i pushoi zemra, se dimë ndoshta kemi bërë ndonjë gabim, por do të çohet për autopsi në mjekësinë ligjore ne Barcelonë”, thotë Majlinda.

Pas ngjarjes motra e të ndierit ka kërkuar kopje të dokumentacionit pra të kartelës klinike ku shkruhet: “I bëmë një ampul haloperidol i pushoi zemra në pak sekonda, nuk dimë arsyen pse”.

“Më datë 11 apo 12 Maj 2020 në Mjekësinë Ligjore në Barcelonë, kam marrë kopje të autopsisë preliminare, ku nuk përcaktohet definitivisht shkaku i vdekjes, po pritet për një autopsi definitive, thonë që janë marrë mostra të mushkërisë mëlçisë, zemrës dhe priten analizat e toksike. Akoma sot në 26.10.2020 jemi në pritje” thotë Majlinda Sula./Opinion.al

 

 

 

 

Pas