Kronikë

I qetë duke ecur në rrugë, momenti para se 31-vjeçari të godiste me grusht Berishën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:19 - 07/12/22 |
Opi Nion

I qetë duke ecur në një nga rrugicat e Tiranës. Këto janë pamjet që tregojnë 31-vjeçarin Gert Shehu para se të qëllonte me grusht kreun e PD, Sali Berisha në protestën e opozitës ditën e djeshme.

Në pamjet e siguruara nga Opinion.al duket sikur çdo gjë është në rregull derisa Shehu hyn mes protestuesve dhe sulmon kreun e PD.

31-vjeçari Gerti Shehu qëlloi kreun e PD, Sali Berisha teksa ky i fundit po marshonte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, krah kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Menjëherë pas sulmit ai u neutralizua nga bodigardët e Berishës ndërsa drejt tij u sulën edhe mbështetësit demokratë që kishin dalë në protestë të cilët nisën ta qëllonin.

Duke qënë se mbeti i lënduar, Shehu u shoqërua për në spitalin e Traumës, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për incidentin.

 

Pas