InstaBIZ

I paragjykuar per varfërinë, Pacolli tregon foton e rinisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:23 - 26/05/20 |
Al Do

Disa e njohin si një nga shqiptarët më të pasur por Behgjet Pacolli nuk ka qenë gjithmonë i veshur me kostum dhe me imazhin e kuruar siç jemi mësuar shpesh ta shohim. Ai është një biznesmen i suksesshëm në fushën e ndërtimit por pasurinë nuk e ka të trashëguar.

Në një foto të publikuar në faqen e tij në Facebook, Pacolli madje bën të ditur se në rininë e tij ai ka qenë i varfër. Ai thekson se për këtë fakt madje ka qenë edhe i paragjykuar dhe kjo e bën jetën më të vështirë edhe më të rëndë.

Megjithatë, biznesmeni që ka ndërtuar në shumë vende të botës, madje edhe në Kremlin, thotë se jeta është me sfida dhe këshilla e tij për të gjithë është që të besojnë tek vetja.

Të jesh i ri dhe i varfër nuk është e lehtë. Të jesh edhe i ngacmuar për atë e bën jetën edhe më të rëndë. Jeta është e tillë, me sfida. Por unë gjithmonë besoja në veten time. Kjo është këshilla ime për të gjithë!”- shkruan Pacolli. /Opinion.al

Pas