Kronikë

I pandehur me Tahirin/SPAK kërkon 12 vite burg për ish-policin Gjergj Kohila


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:30 - 01/11/21 |
Opi Nion

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka kërkuar 12 vite burg për ish-policin, Gjergj Kohila, i cili akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK ka lexuar pretencën për ish-zyrtarin e policisë, i cili ka qenë i pandehur bashkë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas Lalës, SPAK ka kërkuar 8 vite burg me gjykim të shkurtuar për ish-policin Gjergj Kohila.

Gjithashtu gazetarja ka raportuar për “Balkanweb”  se dosja për Sokol Boden është veçuar, sepse ai ka kërkuar gjykim të zakonshëm, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar./Opinion.al

Pas