Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“I narcos Albanese”/ Nga Tirana në Ekuador, trafikantët shqiptarë në dokumentarin italian

2022/09/26 at 2:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“I narcos Albanese”/ Nga Tirana në Ekuador, trafikantët shqiptarë në dokumentarin italian

“I Narcos Albanese”, Mafia Connection . Me këtë titull një dokumentar i publikuar dy ditë më parë nga rrjeti Discovery Plus, i dedikon një hapësirë të gjerë grupeve kriminale shqiptare dhe rrjetit të tyre të drogës, të shtrirë tashmë përtej kontinetit.


Duke nisur nga plantacionet e kultivimit të hashashit në vend, tek rrugët e trafikut klandestin përmes detit e deri tek dominanca e porteve Europiane për drogën e sjellë nga Ekuadori për t’u shpërndarë më pas në të gjithë kontinentin.

“Një kod nderi që i ka lejuar të rekrutojnë një sërë bashkëkombësish në të gjithë botën”, shprehet gazetari.

Ne foto: Gazetari Nello Trocchia

Guajakili, një tjetër port influencash ku shqiptarët duket se po kthehen në dominantë, ndërsa cilësohen si njerëz që të vrasin pa shumë hezitim. Historia e Dritan Rexhepit dhe saga e vrasjeve të lidhura me influencësn e zonave të trafikut të kokainës janë prekur gjithashtu në këtë material më shumë se 1 orë.

 

Gazetari Nello Trocchia synon të sjellë një shikim 360 gradë të gjithë situatës me narkotrafikun e drejtuar nga shqiptarët, ndërsa ka patur mundësinë të takojë në Tiranë edhe ish-ministrin Tahiri, pak ditë para arrestimit të tij.

“Kur unë e mora detyrën marijuana kultivohej kudo dhe asnjë polic nuk mund të hynte.  Nëse do isha i korruptuar nuk do kisha ardhur në Itali t’i kërkoja Guardia di Finanzës të kontrollonte dhe monitoronte terrenin dhe të vendoste kamera në 24 orë. Kam kërkuar ndihmë me mjete në të gjitha vendet e Europës”, shprehet Tahiri ndër të tjera në intervistë.

Ish-Ministri pranon përgjegjësinë morale sa i takon makinës së tij të shitur tek Habilajt, ndërsa pohon se marijuana në Shqipëri, nuk është çështje krimi, por varfërie.

“Marijuana nuk është çështje krimi, por çështje varfërie. Problemi nuk është kush e kultivon, por kush e mbledh dhe e çon në Itali”, thotë ndër të tjera Tahiri.

Pjesë e dokumentarit janë prokurorë, zyrtarë policie, dhe ekspertë të kriminalistikës në Shqipëri, Itali dhe Ekuador.

Gjithashtu një bashkëpunëtor i trafikut rrëfen historinë e tij dhe çfarë do të thotë sipas tij të kesh të bësh me shqiptarët.

Të shtyrë nga  varfëria, është ky refereni që dëgjohet shpesh në dokumentar nga zëri i gazetarit, ndërsa kamerat shkojnë në banesën e Atilio Ndrecës, 23 vjeçari i vrarë në Itali në korrik të vitit 2021 vetëm pak kohë pasi kishte hyrë në rrugën e trafikut të drogës. Mes lotësh, ndërsa mban në duar rrobat e të birit nëna kërkon drejtësi nga autoritetet italiane./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Sport

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

16 Qershor, 2026 8:08 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
Aktualitet

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

16 Qershor, 2026 5:42 pm
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

16 Qershor, 2026 4:58 pm
Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
Para
Zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinajt: Dokle ka gisht, kur humbëm kontaktet

"Femra besnike dhe eskorta", Lala: 4 bosët e krimit që u zhdukën nën shoqërinë e femrave

Lobimi rus/ Kryesia e PD krijon grupin e auditit, kush e kryeson

Lobimi rus/ Kryesia e PD krijon grupin e auditit, kush e kryeson

Gazetarja tregon dy shtetet ku po kërkohen të dhëna për zhdukjen e Ervis Martinajt

4 makina të blinduara/Gazetarja tregon masat që kishte marrë Martinaj para se të zhdukej
















TE FUNDIT

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
16 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po hyjnë në fazën e dytë të...

Lexo më shumë

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
16 Qershor, 2026

Tensione jashtë fushës për Iranin në Botërorin 2026, pasi sulmuesi Mehdi Taremi ka denoncuar një situatë “shumë stresuese” të lidhur...

Lexo më shumë

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
16 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk e mendon ende dorëheqjen, pavarësisht protestave në vend kundër tij. Në një intervistë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}