Kronikë

I moshuari gjendet i vdekur në banesë,fqinjët u alarmuan pas erës së rëndë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:01 - 10/07/21 |
Opi Nion

Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në lagjen 18 të Korçës. Bëhet me dije se i moshuari jetonte i vetëm, ndërsa dyshohet se ai mund të ketë humbur jetën prej disa ditësh.

Mësohet se ka qenë era e rëndë që vinte nga shtëpia e të moshuarit që ka vënë në lëvizje fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë.

Nga hetimet paraprake dhe këqyrja e trupit dyshohet qe vdekja e 78-vjeçarit të ketë ardhur për shkaqe natyrore.

Disa ditë më parë, një rast i njëjtë u zbulua në Lezhë. Banorët e lagjes Skënderbeg u alarmuan nga era e rëndë që vinte nga një apartament. Pasi shkuan në vendin e ngjarjes, autoritetet konfirmuan se një 56-vjeçar kishte ndërruar jetë në tualetin e apartamentit./ Opinion.al

Pas