Kronikë

I mori makinën italianit, pranga të riut


               Publikuar në : 11:04 - 24/06/19 |
geliano fataj

Një 27-vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Tiranës. Bëhet fjalë për të riun Endrit Sina. Ky i fundit së bashku me një 42-vjeçar, që është shpallur në kërkim, kanë mashtruar një shtetas italian duke i marrë makinën.

Pas denoncimit të italianit, policia ka nisur kërkim për automjetin tip Alfa Romeo. Makina është pikasur në rrugën “Bilal Golemi”, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë bllokimin.

Drejtuesi i automjetit, që ishte Endrit Sina, ka tentuar të largohet, por nuk ka mundur dot dhe menjëherë ka hedhur nga automjeti një armë zjarri Pistoletë “TT”.

Ai nuk është një emër i panjohur për autoritetet, ndërsa ka qenë i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë. Në vitin 2014, ai ka tentuar të vrasë një 29-vjeçare, pas një konflikti për motive banale./ Opinion.al

Pas