InstaBIZ

850 paund për një foto me Sylvester Stallonen


               Publikuar në : 11:17 - 24/06/19 |
xhu lia

Ai është një nga aktorët më të njohur dhe më të dashur hollivudian. Për të promovuar filmin e tij më të ri “Rambo, last blood”, aktori Sylvester Stallone për disa javë do të nisë një tur promovues në Londër, Manchester dhe Birmingham.

Sipas mediave të huaja organizimi i këtij turi do të jetë tejet i veçantë. Gjatë këtij eventi pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin intervistën ‘live’ me aktorin e njohur, të konsumojnë tre vakte, të dëgjojnë një orkestër dhe historitë e pathëna më parë të Stallone.

Për t’u bërë pjesë pagesa nis nga 125 deri në 325 paund për person. Ndërkohë mundësia për të bërë një foto me Stallonen ka një çmim prej 849 paund personi.

Vetëm 10 persona të përzgjedhur do të kenë mundësinë të realizojnë një foto profesionale me aktorin e shumë roleve, foto e cila do të firmoset nga vet ai me një stilolaps prej ari.

Por duket se i gjithë ky organizim e kryesisht pagesat i kanë mërzitur fansat e aktorit, pasi diçka e tillë u është dukur e tepërt./Opinion.al/

Pas