Rajoni

I mbijetuari i tragjedisë në Bullgari: S’kisha fjetur, pashë çdo gjë me sy


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:40 - 23/11/21 |
Opi Nion

I mbijetuari tragjedisë me 45 viktima, ka folur se çfarë ka parë në momentin që autobusi u përfshi nga flakët në perëndim të Bullgarisë.

Ai është shprehur se ishte i vetmi që nuk kishte fjetur dhe se ka parë të gjithë ngjarjen. Ai ka treguar se e ka thyer xhamin e autobusit pasi ishte mbuluar gjithçka nga tymi.

“Rasti ka ndodhur nga ora 2 e natës. I vetmi person që kam qenë zgjuar. Nuk kam fjetur dhe krejt rastin e kam parë me sy. Unë isha në këtë pjesën e majtë të autobusit edhe e kam parë kur shkojke në anën e djathtë autobusi drejt bankina, por nuk munda të lëshoj zë. Goditi bankinën dhe u bë një zhurmë e madhe. Të fejuarën e kapa. Filloi panik i madh. Autobusi u ndal. U bë krejt tym aty unë për fat të mirë e kam marrë at çekiçin e kam thyer xhamin. Kanë zbritur disa persona pastaj edhe e fejuara ime. E kapa dhe e dërgova më larg 20 metra pasi u frikësova nga një shpërthim i mundshëm. Nuk ka pasur shumë trafik. Shoferët janë ndërruar nga Stambolli deri këtu. Nuk mund të them se nuk kanë bërë pauza”, tha ai për T7.

Pas