Aktualitet

I infektuar nga COVID-19, ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Pukës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:04 - 27/11/20 |
Al Do

Ish-kryetari i Bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga COVID-19.

Ish kryebashkiaku ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare në orët e para të mëngjesit, në një spital në Turqi.

Lajmin e kanë bërë me dije miq dhe të afër të të ndjerit, përmes mesazheve në rrjetet sociale.

66-vjeçari ishte prekur me Covid-19 para dy javësh, por pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar familja e kishte dërguar për kurim në një spital të Turqisë.

Arifaj ndejti në krye të Bashkisë së Pukës si përfaqësues i Partisë Demokratike deri në vitin 2015./ Opinion.al

Pas