Aktualitet

I infektuar me COVID, 65-vjeçari kapet duke tentuar të kalojë në Greqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:21 - 27/11/20 |
Opi Nion

Një 65-vjeçar është proceduar penalisht pasi  i infektuar me COVID-19 ka tentuar të kalojë drejt Greqisë.

Autoritetet njoftojnë se 65-vjeçari akuzohet për  “Moszbatimin e masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë“.

“Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private”, njofton policia.

Gjithashtu, 65-vjeçari është gjobitur me 700.000  lekë./Opinion.al

 

Pas