Bota

Turqi/Arkivolet e viktimave të COVID-19 transportohen me autobus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:11 - 27/11/20 |
Opi Nion

Mediat greke kanë publikuar pamje të rënda, ku shfaqet një autobus turistik në Stamboll që transporton viktima të COVID-19.

Ndërkohë opozita turke dhe mediat po akuzojnë qeverinë se po fsheh shifrat reale të Covid-19. Në një video të publikuar nga İbrahim Özkan, nënkryetar i Grupit të Partisë İYİ, shihen njerëz që presin në radhë për të varrosur të afërmit e tyre. Sipas Ozkan, pamjet nga video kanë zbuluar të vërtetën e Covid-19 në Turqi.

Akuza të tjera për fshehje të numrit real të të infektuarve kanë ardhur edhe nga kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglou, i cili që nga pasditja e së enjtes, ka këmbëngulur se numri i të vdekurve është të paktën dyfishi i atyre që qeveria ka raportuar deri tani.

Pas këtyre akuzave, qeveria turke duket se është detyruar të raportojë gjendjen reale të situatës së pandemisë. Nga 1,500 deri në 1,800 raste që raportoheshin çdo ditë nga autoritetet shëndetësore, njëherësh u bë e ditur për të paktën 30,000 të infektuar në ditë./Opinion.al

Pas