Kronikë

I fejuari u gjet i vdekur para dasmës, arrestohet dentistja shqiptare në Belgjikë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:25 - 14/06/22 |
Opi Nion

Vdekja e një ish-piloti të Qatar Airways, Robby Claes është shoqëruar me shumë mistere.

Mediat belge raportojnë se organi i akuzës në provincën e Lummen në Belgjikë ka arrestuar të fejuarën e tij shqiptare, shtetasen Monika S. 44-vjeç, me profesion dentiste.

Piloti 45-vjeçar u gjet i vdekur në shtratin ku po flinte mëngjesin e 20 majit. Hetuesit ngritën fillimisht dyshimet se vdekja nuk ishte nga shkaqe natyre dhe nisën një investigim në lidhje me rastin.

Një ditë më vonë, më 21 maj, hetuesit belg urdhëruan arrestimin e të fejuarës shqiptare të pilotit, me të cilën ai kishte të planifikuar të martohej javën që u nda nga jeta. Deri tani e fejuara mbetet e dyshuara kryesore për vrasjen e 45-vjeçarit./Opinion.al

Pas