Bota

Nëna tha se ia rrëmbyen 3 burra me kapuç, gjendet e pajetë 5-vjeçarja në Itali



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:01 - 14/06/22 |
Opi Nion

Është gjetur trupi i pajetë i Elena Del Pozzo, vajzës 5-vjeçare që u zhduk të hënën në Tremestieri Etna. Ka qenë nëna e saj, Martina Patti, 23 vjeçe, ajo e cila ka gjetur trupin e fëmijës, pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit.

Karabinierët e Katanias shkuan në vendin e ngjarjes, në një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin dhe babain e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç. Lajmi është konfirmuar nga Prokuroria shkruajnë mediat italiane.

Trupi i vogëlushes u gjet i varrosur pjesërisht, në një tokë 400 metra larg shtëpisë ku jetonte me prindërit e saj para se të ndaheshin.

Në fillim, gruaja deklaroi se vogëlushja, u rrëmbye nga tre burra të armatosur dhe me kapuç, ndërsa ajo ishte me të në makinë, rrugës për në kopsht.

Të dhënat, të shoqëruara me informacione të përgjithshme dhe një foto të vogëlushes së rrëmbyer, qarkulluan në rrjetet sociale dhe u bënë virale, pasi një ngjarje e tij nuk shënohej prej kohësh në Itali.

Në postim thuhet se “vajza është rrëmbyer në zonën e Piano Tremestieri dhe se autorët e mundshëm janë tre persona me kapuç që udhëtojnë me një makinë”, të cilës nuk i dihet modeli, ngjyra dhe targa.

Hetuesit që në fillim përjashtuan mundësitë që rrëmbimi të ishte vepër e krimit të organizuar, as i lidhur me një kërkesë për shpërblim, pasi familja nuk kishte probleme ekonomike, por as të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar një rrëmbim për zhvatje.

Pas