Kronikë

Si u arrestua Noga në Vienë:Ishte nisur drejt Shqipërisë,u habit kur pa efektivët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:10 - 14/06/22 |
Opi Nion

Kasandër Noga, autori i dyshuar i atentatit ndaj Erion Hasanbelliut u arrestua në Vjenë. Mediat austriake kanë publikuar detaje për arrestimin e tij.

Prej 11 Qeshorit, kur ndodhi ngjarja në qendër të Brukselit, ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Ndërkohë policia në Vjenë ka qenë në ndjekje të një informacioni se ky person ndodhej pikërisht në këtë qytet.

Pas hetimeve dhe vëzhgimeve intensive, hetuesit arritën të hënën të arrestonin Kasandër Nogën përpara një pallati në lagjen Vjenë-Donaustadt.

Mediat e huaja shkruajnë se 45-vjeçari ka qenë i habitur nga veprimet e autoriteteve austriake, por nuk ka bërë rezistencë. Hetuesit besojnë se i arrestuari ishte nisur drejt Shqipërisë.

Atentati ndaj Erion Hasanbelliut u regjistrua në qendër të Brukselit.  Ai mbeti i plagosur pasi mori 6 plumba ndërsa aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital./Opinion.al

Pas