Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur kreu i Njësisë Administrative Kallmet Besnik Simoni mbërrin në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi mori u plagos me armë zjari sot në Lezhë.
I fashuar dhe me maskë oksigjeni, Simoni zbritet nga ambulanca dhe futet me shpejtësi në spitalin e Traumës.
Policia sqaroi më herët se një konflikti verbal i nisur më parë në zyrë, ka shkaktuar ngjarjen e sotme. Besnik Simoni është plagosur në rrugë, nga autori i dyshuar A. M. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e tij./Opinion.al