Kronikë

Çfarë ndodhi në Tiranë? Makina me grabitës përpiqet të arratiset, por…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:09 - 01/04/22 |
Opi Nion

Një telefonatë në sallën operative të Policisë Tiranë rreth orës 23:00 të së enjtes vuri në lëvizje policinë  pasi  njoftohej për një automjet në të cilin lëviznin të armatosur disa persona që kryenin grabitje.

Efektivët u vunë në ndjekje të makinës dhe gjatë ndjekjes, në tentativë për t’u larguar, mjeti i grabitësve  është përplasur me makinën e shërbimeve të Policisë Kriminale, fatmirësisht pa shkaktuar dëmtime të punonjësve që ndodheshin në mjet. Më pas, personat që ishin në automjet kanë braktisur mjetin dhe janë larguar, duke përfituar edhe nga errësira.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe si rezultat kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

Kështu, u vunë në pranga: K. V., 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe  M. A., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. Z., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i Krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al

Pas