Aktualitet

I droguar me vajzën e vogël në makinë, çfarë bëri Ajas Sulejmani pas aksidentit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:59 - 09/05/22 |
Opi Nion

Janë zbuluar lëvizjet e Ajas Sulejmanit pasi shkaktoi aksidentin te “Rruga e Kavajës”, ku përplasi te vijat e bardha çiftin e bashkëshortëve dhe foshnjen e tyre 3-muajshe.
Mësohet se 39-vjeçari ka dalë nga makina i tronditur nga ngjarja. Pasi vë duartë në kokë kur pa se çfarë kishte bërë, me shpejtësi kthehet tek makina dhe në sediljen e prapme merr gocën e tij të vogël, e cila për shkak të aksidentit kishte nisur të qante.

Pasi mori gocën në krah, Sulejmani merr dhe diçka tjetër në kroskotin e makinës dhe largohet bashkë me vajzën përmes rrugicave. Diku e ka marrë një automjet tip Mercedes Benz ML i një personi të afërt, i cili e ka dërguar në një spital privat pranë Kthesës së Kamzës. Ai ka shkuar në spital pasi ka pasur frikë se është dëmtuar vajza e tij si pasojë e përplasjes, pasi sipas tij kishte goditur sediljen.

Dy orë pas aksidentit 39-vjeçari u arrestua nga policia rrugore në një spital privat. Ndërkohë që pas testit të kryer, rezultoi se 39-vjeçari ishte nën efektin e drogës.
Ai akuzohet për shkelje semafori, aksidentim të kembësorëve, mosdhënie ndihme për të aksidentuarit, largim nga vendi i aksidentit pa njoftuar organet kompetente dhe drejtim mjeti nën efektin e lëndëve narkotike.

Pas