Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“I doli një kokërr në shpinë”, Açka rrëfen momentin kur humbi të birin

2021/05/21 at 3:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“I doli një kokërr në shpinë”, Açka rrëfen momentin kur humbi të birin

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Flutura Açka, një nga ato gra që me dinjitet mund të përfaqësojnë pa frikë në çdo kohë intelektualen shqiptare. Ajo është një shkrimtare origjinale dhe me një penë të admirueshme, është një grua e fortë që përkthen në rreshta çdo ndjesi dhe perceptim, deri në dhimbjen më të madhe, si ajo e humbjes së një fëmije. Dhimbje të cilën fatkeqësisht e preku para tre vitesh dhe sot e përgjithmonë e ka nën lëkurë si forcën më të madhe dhe si mesazhin më të rëndësishëm që jeta i ka dhënë në një formë jo të lehtë, me të cilën është vështirë të bashkëjetohet.


Shkrimtarja ka ndarë me publikun momentin e saj më të dhimbshëm, atë të humbjes së djalit, si e zbuloi sëmundjen e tij dhe si arriti që ta përballojë një tragjedi të tillë.

Mirela Milori: Vjen një moment shumë i vështirë, çfarë ndodhi me Jerin, me juve, pse iku?

Flutura Açka: Ishte Dhjetori i vitit 2016, ku unë i prisja të vinin në Shqipëri sepse në atë kohë presidenti i Republikës më akordoi një titull “Mjeshtri i Madh” dhe më njoftuan që do bëhet ceremonia në këtë datë. I prisja babë e bir të vinin në Shqipëri dhe më merr në telefon atë ditë që do i dilja në aeroport im shoq dhe më thotë që ne nuk vijmë dot, sepse duhet të shkojmë në spital.

U trondita, i thashë pse, e tha që i ka dalë një kokërr djalit në shpinë. Atë ditë që kam marrë çmimin unë kam qenë një gjë e zbehtë, një gjë pa ngjyrë sepse kishte filluar trembja e nënës. Më pas edhe ambasadorja e Holandës bëri një mbrëmje, erdhi afër dhe më tha: “Po sa djalë i mençur. Ky do jetë një ambasador i ardhshëm i kulturës shqiptare, sa mirë më vjen moj Flutur sepse di dhe Shqip, Anglisht dhe Holandisht. Çfarë djali të mirë paske”. Mua m’u thye diçka në shpirt kur më tha këtë ambasadorja.

Iku ky moment, u nisëm për në Holandë në fillim të Janarit, pastaj filloi ferri. Disa muaj kemi jetuar edhe me atë ndjesinë që ia hodhëm, por nuk ia kishim hedhur. Shpresa deri në momentin e fundit vazhdonte të mbinte në plagën time deri në 5 Maj të vitit 2018, 18 ditë, 18 orë para se të mbushte 18 vjeç. Në fund të Marsit, doktorët i ndërprenë ilaçet dhe nuk kishte më kuptim asnjë gjë. Kanë qenë javë të çuditshme, javë ku tim biri i është dashur të më mbajë mua, të më mësonte që të kuptoja që do të vinte një ditë që ai nuk do të ishte dhe unë duhet të isha e përgatitur për atë ditë. Ka qenë universitet më vete, unë s’kam ditur asnjë gjë, sepse njeriu para dhimbjes njeriu është tjetër njeri dhe aty e kam kuptuar se çfarë është jeta.

Kur ju më thoni deputete, unë nuk kam asnjë ambicie për asnjë gjë, përveç ambicies së mirë për të bërë diçka. Nuk kam asnjë interes, as paraja, asnjë gjë, e kam arritur fundin, atë kuadratin që mund të jetë ngopja e njeriut, s’kam nevojë më për asnjë gjë, sepse gjënë më të çmuar nuk e kam më.

Flutura tregon se është i biri që vazhdon ta mbajë në këmbë, madje i ka premtuar që nuk do hiqte dorë kurrë nga shkrimi. Një nga arsyet që shkrimtarja iu fut politikës është i biri, pasi në subkoshiencën e tij në shumë ese që kishte shkruar shpreh dëshirën për t’u bërë politikan. /tvklan.al

Etiketa: ackahumbja e të birit


Ju sugjerojmë

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

26 Qershor, 2026 9:45 pm
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
Bota

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

26 Qershor, 2026 8:37 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Para
Dhuna ndaj marokenit, policia: E rrahu një kamarier, i gjetëm edhe hashash

Dhuna ndaj marokenit, policia: E rrahu një kamarier, i gjetëm edhe hashash

Përfundon rinumërimi në KAS i 114 kutive të Beratit, LSI u rrit me 15 vota

Përfundon rinumërimi në KAS i 114 kutive të Beratit, LSI u rrit me 15 vota

“Do ta pres gjuhën”, mbyllet me tensione numërimi i kutive të Beratit

“Do ta pres gjuhën”, mbyllet me tensione numërimi i kutive të Beratit
















TE FUNDIT

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
26 Qershor, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës...

Lexo më shumë

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
26 Qershor, 2026

Regjimi islamik i Iranit nisi të paktën katër dronë sulmues me një drejtim kundër anijeve që lundronin nëpër Ngushticën e...

Lexo më shumë

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
26 Qershor, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre...

Lexo më shumë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}