Aktualitet

“Do ta pres gjuhën”, mbyllet me tensione numërimi i kutive të Beratit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:21 - 21/05/21 |
Opi Nion

Është shoqëruar me tensione numërimi i 114 kutive të Qarkut të Beratit. Përfaqësuesi i PD, Marash Logu tha se një vëzhguese e PS, Joana Melengu se kishte kërcënuar vëzhguesin e PD, duke i thënë “do ta pres gjuhën, ta shohim kur të dalim jashtë”.Relatori i mbledhjes Elvis Cefa tha se nuk do lejonte të flitej me gjuhë të ashpër në mbledhje, teksa kërkoi të vihen në dispozicion kamerat.

Do ta presim gjuhën se do të merremi vesh kur të dalim jashtë tha Joana Melengu. Kjo shtetase duhet të ishte në burg, por ishte sot në sallën e rinumërimit të votave. Nëse për PS është një ngjarje e pranueshme, për ne është e papranueshme. Kjo është një situatë alarmante. Ky rast do të denocohet ne polici dhe prokurori. Më 20 prill 2021 u kap në flagrancë duke ndarë ndihma ushqimore në këmbim të votës. Me paturpësi, në shkelje flagrante të ligjit, shantazhon e kërcënon një vëzhgues të PD. A e kuptoni zotërinj çfarë po ndodh këtu?”, tha Logu.

Ndërkohë që ka përfunduar rinumërimi i 114 kutive në Qarkun e Beratit. Rezulton se socialistët humbën 18 vota, kurse LSI u rrit me vetëm 15 vota.

Nga këto të dhëna duket se Partia Socialiste ka ruajtur mandatin.

Partitë opozitare pretendonin se në këtë qark ka pasur parregullsi në procesin e numërimit. Në qarkun e Beratit PS ka marrë 5 mandate, ndërsa PD 2 mandate./Opinion.al

Pas