-U tha në Opinion

I doli emri në përgjime, flet kryetari i bashkisë së Shijakut


               Publikuar në : 23:08 - 05/06/19 |
geliano fataj

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani të cilit i doli emri në përgjimet e publikuara nga Bild këtë të mërkurë në një lidhje në emisionin Opinion ka sqaruar pozicionin e tij.

Përgjimet zbulojnë se Avdylaj kishte kontakte të ngushta dhe me drejtues të tjerë socialist dhe drejtuese institucionesh. Ai komunikon lirshëm me kryebashkiakun e Shijakut, ndërsa koordinon me të një takim së bashku me zotin Dako dhe persona të tjerë, mes të cilëve dhe Ilir Ndraxhin, person që do të përfshihet në listat e kandidatëve të Durrësit dhe do të zgjidhet më pas deputet.

Zotëria më ka telefonuar mua. Sipas telefonatës më ka telefonuar, por ai takim nuk është realizuar ansjëherë me mua, prezent. Unë i them Ok ok çdo njeri që të imponon për dicka ai thotë për një takim me drejtuesin e qarkut. Ai është një qytetar i thjeshtë, ai më ka thënë mua për këtë takim por unë nuk kam shkuar. Takimet nëse janë zyrtare, nëse janë shoqërore janë gjë tjetër. Ai më thotë që duhet të jesh në takim, ai me mua nuk kam pirë kafe. Unë nuk jam takuar asnjëherë me asnjë takim që personi në fjalë ka qenë aty. Nuk është bërë sepse unë nuk kam qenë aty. Cdo ditë po të më telefononi ju i them që jam në takim”, theksoi Ardian Kokomani.

I pyetur se a është thirrur në prokurori për këto përgjime ai deklaroi: Jo nuk më ka thirrur prokuroria, unë jam befasuar sot. Si qytetar i Shijakut ai person ka të drejtë të komunikoj me mua.

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani po ashtu ka thënë se nuk është kërcënuar nga këta persona dhe për çdo material tjetër që mund të publikohet do të jetë transparent.

Nuk kanë lidhje me mua këta njerëz, nuk më kanë bërë mua këta kryetar Bashkie”.

Përgjimi

Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit…alo?

Kryebashkiaku i Shijakut: Po, po, të dëgjoj, po.

Astrit Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i Lirit dhe Jupi. Do pim një kafe nesër në Durrës në orën 10:00. Prandaj të mora sot me një fjalë.

Kryebashkiaku i Shijakut: Atëherë, nesër në 10:00 do jemi 5 minuta te Pallati i Kulturës…. Pa merak pa merak./ Opinion.al

Pas