Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmeve të mediave serbe se ish-kryeministri Sali Berisha, i ka kërkuar atij 100 njerëz për protestën e sotme në Tiranë .
“Novosti” ka shkruar se ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha e ka kontaktuar personalisht ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj “për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova në protestë.
Por Haradinaj në një reagim për Gazetën Express ka mohuar këtë fakt si dhe i ka cilësuar këto shkrime si “përralla”. “Po ia bëjnë fushatën Vuçiçit, janë përralla”.
Berisha ka mbajtur një protestë kundër arrdhjes së Vuçiçit në Shqipëri dhe nismës “Ballkani i Hapur” në Tiranë./Opinion.al