Kronikë

I dënuari me 15 vite burgim në Itali kapet në Vlorë 52-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:23 - 27/10/22 |
Opi Nion

Një 52-vjeçar i dënuar me 15 vite burgim në Itali dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Vlorë nga Interpol Tirana dhe forcat “Shqiponja”.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Poro”, uniformat blu vunë në pranga Adriatik Budani, të cilin Gjykata e Apelit të Brindizit, Itali, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Emigracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

 

Pas