Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“I çova foto nga Ertugruli”, dëshmitë për vrasjen e Çalit: S’shkova në varrim se…

2022/06/15 at 9:45 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“I çova foto nga Ertugruli”, dëshmitë për vrasjen e Çalit: S’shkova në varrim se…

Sipas emisionit “Në shënjestër”, në “News24” Iljaz Çali kishte vetëm pak ditë që kishte rimarrë në zotërim minierën e kromit.


Ai e kishte filluar aktivitetin në vitin 2011, kur bashkë me vëllain e tij kishte pasur një galeri kromi.

Por për shkak të problematikave të krijuara gjatë kësaj kohe ishin detyruar që ta jepnin në përdorim minierën.

Çali thuhet se e kontrollonte kompaninë ‘Mineral Invest’, të themeluar në vitin 2013, me objekt nxjerrjen, përpunimin, shfrytëzimin e mineralit të kromit dhe eksportimin e tij, përmes vëllai të tij Medi Çali.

Ndërkohë që gjatë vitit 2015 ai mori 40 % të aksioneve në këtë kompani. Në vitin 2018, ai u largua sërish, duke ia lënë kompaninë po të vëllait të tij.

Ndërsa lidhur mbi Rrahim Dedjen, ai mësohet se më parë ka qenë administrator i kompanisë “Brisel”, e njohur ndryshe edhe si kompania me humbje të konsiderueshme minatorësh, për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë në punë.

Por ndërsa Medi Çali u rezervua të fliste për shumën që Rrahim Dedja i kishte vëllait të tij, duket se Zeqir Çali, vëllai tjetër i Iljaz Çalit, u tregua më i drejtpërdrejtë në gishtin e akuzës.

Ai tha në hetuesi se Iljazi dhe Rrahimi kishin një debat të fortë lidhur mbi borxhin që ky i fundit i kishte që sipas Zeqir Çalit, shkonte në 1 milionë dollarë.

Zeqir Çali

“Ne dyshojmë te borxhliu, pasi na kishte 1 mln dollarë, për shkak të 240 tonë krom”.

Por ndërsa drejtësia nuk ka ende një emër se kush qëlloi mbi Iljaz Çalin dhe përse ai u ekzekutua natën e 3 prillit 2022, është me interes për të parë edhe sfondin e errët të së shkuarës së Iljaz Çalit. Ajo që e shoqëronte jashtë galerive të minierave ku ushtronte aktivitetin si biznesmen. Një aspekt deri më sot i pasqaruar plotësisht, por që na çon edhe në lidhjen e tij me fije dhe personazhe të përfolur në ngjarje të ndryshme kriminale.

Një nga këto ngjarje është edhe grabitja e madhe e Rinasit, në korrik të vitit 2016.

Ku banesa e Iljaz Çalit në Vorë ishte ndër të parat që u kontrollua nga policia.

Në atë kohë blutë nuk dhanë shumë sqarime pse pikërisht u gjendën për kontroll në banesën e Iljaz Çalit.

Ndërkohë që në banesën e tij në vend të parave apo gjurmëve të Rinasit, policia gjeti 682 rrënjë kanabis sativa. Ndërsa në mungesë të Çalit, arrestoi nënën e tij, Xhemilen. Por siç e theksuam më lart, Çali kishte lidhje të forta me ata që në botën e krimit, njihen si çunat problematikë.

Një ndër miqtë e tij duket se ishte edhe Gentjan Bejtja, një personazh i lidhur me shumë ngjarje të rënda.

Pre, gjithashtu e atentateve me eksploziv të armiqve të tij, të cilëve u kishte shpëtuar paq. Por që mbi të gjitha do të mbahet mend si njëri nga njerëzit që piu kafe me Enver Stafukën, pak minuta para se ky i fundit të rrëmbehej dhe të zhdukej pa gjurmë në mes të Fushë-Krujës, mbrëmjen e 8 shkurtit 2015, ku Gentjan Bejtja siç shikohet edhe nëpërmjet legjendës së videos dallohet teksa zbret nga makina fill pasi aty ka ardhur miku i tij Enver Stafuka dhe ‘i Forti i Niklës’ Durim Bami.

Pamje të cilat siç shikohet janë transmetuar ekskluzivisht edhe në emisionin ‘Në shënjestër’. Gentjan Bejtja që rrëfeu në polici edhe bisedën e tij të fundit me Iljaz Çalin për të cilin nuk dihet se cilat ishin fijet që i lidhnin.

Gentjan Bejtja, mik i Iljaz Çalit

“Tri apo katër ditë përpara se të vritej, kam qenë në shtëpinë e Iljas Çalit për vizitë bashkë me gruan dhe fëmijët. Flisja me të vazhdimisht. Për herë të fundit kam shkëmbyer mesazhe me të, një orë përpara se të vritej.

Iljasi me dërgoi një video fetare dhe më shkroi: ‘Dëgjoji se janë fjalë të mëdha’.

Unë i shkrova: “Jam tu nejt në shtëpi” dhe i dërgova një foto nga telenovela e Ertugrulit”.

Siç do të pohonte edhe Gentjan Bejtja, Iljas Çali i ishte shprehur se minierën e kishte marrë sërish në zotërim, por nuk kishin biseduar më gjatë.

Gentjan Bejtja

“Më tha që ‘e kam marrë vetë minierën’. Lajmin e vrasjes e mësova nga televizori. Në varrimin e Iljasit nuk shkova, sepse unë kisha miqësi me të, por nuk kisha lidhje aq të forta me familjen e tij”.

Alibia e tij për të mos shkuar në varrimin e mikut, me të cilin kishin hyrje dalje familjare nuk iu është dukur e besueshme hetuesve.

Duket se ai nuk shkoi për t’i dhënë lamtumirën e fundit Iljas Calit, për të shmangur kontaktet me disa personazhe të tjera nga Nikla, që gjendeshin në atë varrim,

Ku siç thuhet Bejtja ka konflikte dhe përplasje të lindura kohët e fundit.

Po ndërsa familja po i jepte lamtumirën e fundit të afërmit të saj, nga ana tjetër policia vijonte me marrjen e dëshmive. Personi i fundit që e kishte lënë për t’u takuar me Çalin natën e vrasjes ishte një i njohuri i tij i fëmijërisë, por takimi nuk u krye.

Ndërsa Çali u qëllua nga një makinë në lëvizje në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, vetëm pak çaste kishte shkëputur komunikimin me mikun e tij, ku autorët thuhet se e kishin ndjekur nga pas dhe 3 gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes.

Shoku i fëmijërisë

“Iljasi nuk ruhej. Ai nuk kishte shfaqur as shqetësime. Unë lëvizja vazhdimisht me të. Madje e kishim lenë të takoheshin bashkë atë dhe mbrëmje, por unë duhet të çoja fëmijët te gjyshja”.

Edhe pse nuk ka ende një autor të dyshuar mbi ngjarjen, policia po vazhdon të hetojë disa pista lidhur mbi ekzekutimin e Iljas Çalit, ku pista më e fortë mbi krimit mbetet lufta për kromin.

Një luftë e përgjakshme që duhet thënë se ka marrë shumë jetë njerëzish jo vetëm brenda por mbi të gjitha jashtë galerive.

Aty ku interesat janë edhe më pranishme dhe kanë çuar në eliminime të kohë pas kohshme dhe rivalitet që po prodhon gjak dhe dhunë të përzier me krom.

Një tjetër pistë, është konflikt për një pronë, për të cilën siç thuhet nga hetuesit kishte interes një personazh i shumëpërfolur i botës së krimit.

Kontaktet telefonike të viktimës janë duke u verifikuar nga hetuesit, por siç thuhet në dosje, ai fliste pak dhe rrallë.  Por pavarësisht kësaj në celularin e Iljas Calit janë zbuluar kontakte me njerëz të botës së krimit, të cilët janë duke u hetuar si të dyshuar për vrasjen.



Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Emri/ Gjendet një person i vdekur në një kanal në Lezhë

Të shtëna me armë në Shkodër, qëllohet i moshuari

Aksion në Portin e Durrësit, dyshohet për drogë të ardhur nga Amerika Latine

Aksion në Portin e Durrësit, dyshohet për drogë të ardhur nga Amerika Latine
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}