Kryesore

Hyri në burgjet komuniste 32 vjeç dhe doli 70, historiani tregon të burgosurin nr 1



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:47 - 29/10/22 |
Opi Nion

Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar në rrjetet e tij sociale foton e një të burgosuri politik në Shqipëri, emrin e të cilit nuk e dinte.

Por pas bërjes publike të saj, Dervishi ka mundur të identifikojë personin në foto, ndërsa ka bërë të njohur edhe historinë e tij. Ai quhet Hasan Mustafa Dida dhe mësohet se ka hyrë në burg në moshën 32 vjeçare dhe ka dalë në moshën 70-vjeçare. “I burgosuri nr.1 në Shqipëri”, shkruan Dervishi.

“Me sa duket, fotografia pa emër që publikova dje i përket shtetasit Hasan Mustafa Dida (1916-1998), nga Pobregu të Kukësit, i cili vuajti dënimet politike në vitet 1948-1963 dhe 1967-1990. U burgos 32 vjeç dhe doli prej burgu në moshën 74 vjeç. Dënimi i dytë erdhi pasi realizoi me sukses arratisjen, por jugosllavët si edhe shumë raste të tjera e kthyen në Shqipëri. Vuajti gjithsej 37 vjet, 10 muaj e 27 ditë heqje lirie. Fotografia duhet t’i takojë tetorit 1948, pasi më 29.9.1948, kur ishte në paraburgimin e Kukësit, megjithëse ishte i lidhur me zinxhirë, mundi të largohej, por u arrestua dy ditë më pas”, shkruan Dervishi./Opinion.al

 

Pas