-Kulturë

Ndahet nga jeta aktori i teatrit “Migjeni”



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:43 - 29/10/22 |
Opi Nion

Është ndarë nga jeta aktori i i teatrit “Migjeni” në Shkodër, Enver Hyseni.Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e këtij teatri, që njofton se homazhet do të kryhen me datë 30 Tetor nga ora 10-12, në hollin e teatrit.  “Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”, Enver Hyseni ! Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve ! 𝗨 𝗣𝗥𝗘𝗛𝗦𝗛 𝗡𝗘 𝗣𝗔𝗤𝗘, ENVER HYSENI! Homazhet zhvillohen nesër, me datë 30 Tetor nga ora 10-12, në hollin e teatrit “ Migjeni”, thuhet në njoftim.

Enver Hyseni u lind në Shkodër më 1 gusht 1951. Ka studiuar në Universitetin e Arteve për një periudhë të shkurtër (1973-1974) duke i ndërprerë studimet për aryse ekonomike.

Më 1975 nisi punën në teatrin “Migjeni” në Shkodër derisa doli në pension në vitin 2016.

Në këtë periudhë dyzetvjeçare luan më se gjashtëdhjetë role në teatër e katër në filma. Punon me regjisorë si Serafin Fanko dhe shquhet për role karakteresh. Enver Hysenin e kujtojmë në të shkuarën në dramat “Baca e Gjetjave”; “Ceshtja e Blertes”; apo edhe tek filmi televiziv “Flaka e maleve” . Është aktivizuar edhe në disa filma artistikë si; “Ylli i mëngjesit”,  “Një histori humbësish ose Mos pështyni përtoke”, “Rëndësia për të qenë Ernesto” “Kandili i argjendte”, “ Shen Gjon kryepremi”; “Migjeni ky uragan” (dokumentar), “Gjaku qe fal gjakun” (film i metrazhit te shkurter); “Klithma ne debore” dhe ne vitin 2019 aktori shkodran eshte ngjitur ne skenen e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me monodramen e shkruar nga S. Capaliku “Dome”.

 

Pas