-Teknologji

Humbje kolosale fitimesh, Netflix merr vendimin drastik


               Publikuar në : 15:34 - 23/10/19 |
el ida

Platforma online që transmeton filma, seriale dhe dokumentare, Netflix ka njoftuar se do të bllokojë shpërndarjen e fjalëkalimit të llogarisë nga përdoruesit.

Sipas tyre ky plan i ri erdhi pas një kontrolli financiar lidhur me fitimet ku u vu re se kompania numëron 137 milionë përdorues, prej të cilëve 13 milionë nuk paguajnë tarifën mujore.

Sipas zëdhënësve, kjo i ka shkaktuar kompanisë një humbje financiare prej 135 milionë dollarësh.

Greg Peters, shefi i produksionit, tha se Netflix është në dijeni të fenomenit të shpërndarjes së informacioneve të qasjes nga përdoruesit.

Aktualisht, Netflix ka limituar numrin e përdoruesve në katër për një llogari, ndërsa abonimi mujor fillon nga 9 dollarë deri në 16 dollarë./Opinion.al

Pas