Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humbi 3 fëmijët dhe nipin në aksident në Itali, Ardian Hyseni tregon bisedën e fundit

2022/11/01 at 1:14 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbi 3 fëmijët dhe nipin në aksident në Itali, Ardian Hyseni tregon bisedën e fundit

“I çova në park dje në mëngjes dhe tani s’janë më, janë larguar… “. Me dorën që i dridhet dhe sytë e skuqur nga dhimbja, Ardian Hyseni tregon celularin ku shfaqen fotot dhe videot e fëmijëve të tij.


Ardian Hyseni babai i 3 fëmijëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Reggio Emilia në Itali, ka folur për mediat italiane.

Pas ngjarjes së rëndë tashmë ai nuk ka guxim as të kthehet drejt shtëpisë ku u përplas makina, në të cilën udhëtonin fëmijët e tij dhe i kthen asaj shpinën.

“Vajza ime Shane insistoi aq shumë sa më tha: “Babi po vij të marr Resatin dhe Rejanën sonte, vishni mirë, do t’i marrim me vete për darkë”. Ata shkuan të hanin sushi në një restorant japonez në Reggio Emilia. Isha i qetë, aq sa më kishte zënë gjumi në shtëpi. Pastaj befas, pas orës 8, më thirri policia bashkiake”-rrëfen ai.

Bashkë me gruan, Anjezën shkuan drejt vendit të ngjarjes. Aty e gjithë bota u ra mbi kokë. Anjeza nuk e përballoi dot lajmin e zi. Ajo ra menjëherë në tokë dhe për pasojë u dërgua në spital.

“Një tragjedi pa shpjegim”, thotë Ardiani. Por ai nuk është vetëm. Për të qenë pranë tij në mengjes, kanë mbërritur disa të afërm nga Vicenza. “Ka diçka të çuditshme në këtë dinamikë të aksidentit”, thonë ata.

Ata bëjnë fotografi dhe kërkojnë me dëshpërim një arsye. “Por këtu nuk ka kamera? Do të donim ta kuptonim”, thonë të afërmit teksa pyesin banorët e zonës .

Prej disa kohësh banorët vendas kanë kërkuar përmirësime të rrugës. Diskutime që nuk pretendojnë t’ia lehtësojnë dhimbjen një familjeje të tërë.

“Shane ishte një vajzë e mrekullueshme. Resat dhe Rejana dy fëmijë spektakolarë, inteligjentë dhe të sjellshëm. Ne jemi pa fjalë”, thotë tezja e tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar të afërm të tjerë të cilët ngushëllojnë Ardianin. Por celulari i tij bie ende. Është djali tjetër, i vetmi që i ka mbetur.

“Është i fundit që më ka mbetur, jeton në Francë – thotë Ardiani – Ka disa vite që jetojmë pranë Parmës, punoj si murator, por kemi kohë që jemi në Itali”.

Familja Hyseni, si shumë bashkatdhetarë, emigruan vite më parë nga Shqipëria, nga qyteti i tyre i bukur Durrësit, drejt Italisë në kërkim të një jete më të mirë.



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para

Ndërtimet në Tiranë, Veliaj: Shumica e lejeve të ndërtimit janë punët e bashkisë

Video/ Sherr mes të rinjve në Durrës, plagoset me thikë njëri prej tyre

Video/ Sherr mes të rinjve në Durrës, plagoset me thikë njëri prej tyre

Ben Blushi: Si u krijua libra 6 vjet më parë, kush fitoi dhe kush humbi

Ben Blushi: Si u krijua libra 6 vjet më parë, kush fitoi dhe kush humbi
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}