Kronikë

Humb jetën nga COVID-19 mjeku i QSUT


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:10 - 25/11/20 |
Al Do

Një tjetër viktimë e COVID-19 në radhët e bluzave të bardha. Mjeku ORL në QSUT, Bledi Nini ka ndërruar jetë teksa kurohej në Itali nga simptomat e COVID-19.

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli shprehet i hidhëruar në rrjetet sociale për humbjen e ish-kolegut të tij dhe bën thirrje për kujdes ndaj pandemisë.

“U nisa për në ‘Shkollën Tregtare’ me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled!”

Bledi Nini ndërroi jetë në moshën 48-vjeçare. Ai ishte transportuar drejt Italisë pasi simptomat e COVID-19 kishin ardhur duke u rënduar.

Vetëm gjatë muajt nëntor në vendin tonë janë konfirmuar 3 mjekë të tjerë që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. /Opinion.al

Pas