Ish-futbollisti lezhjan, Nikolin Lorenci ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. Mësohet se Lorenci ishte prej një jave i shtruar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Nikolin Lorenci lindi më 13 dhjetor 1949 në Lezhë. Në vitin 2018 ai u shpall “Qytetar Nderi” nga Bashkia Lezhë për kontributin e dhënë si futbollist por edhe si trajner futbolli.
Nikolin Lorenci luajti zyrtarisht me fanellën e skuadrës së Besëlidhjes në maj të vitit 1965, në ndeshjen Butrinti- Beselidhja dhe deri në fund te sezionit 1978 -1979. Pasi la futbollin ai shërbeu si trajner i Besëlidhjes, si shef i sportklubit dhe si drejtor sportiv në akademinë private të futbollit në Lezhë, “Brians” dhe “Porto”./ Opinion.al