Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Horoskopi i muajit Shtator 2019

2019/09/01 at 3:29 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Horoskopi, 16 nëntor 2018, zbuloni shenjën me fat për sot

Dashi


Muaji shtator do të jetë një kapitull tërësisht I ri për ju të shenjës së dashit. Ju jeni persona që I dashuroni gjërat e reja dhe mos u habisni pasi këtë vjeshtë mund të ndodhë çdo gjë. Në mënyrë që mundësitë e reja të vijnë është mirë të hiqni dorë nga e shkuara. Ndonëse jeni shumë guximtarë, nuk jeni ende gati për të thënë ‘mirupafshim’, pasi e keni të vështirë të lini gjërat që të ikin. Megjithatë kujtohuni se mundësitë e reja do të vijnë vetëm nëse largoheni nga e shkuara këtë sezon. Ndoshta në fillim nuk do ju duket e kuptimtë ajo çfarë ndodh rreth jush, por gjithçka do të bëhet e ditur në kohën e duhur. Sa i përket lidhjeve do të përjetoni një periudhë balance dhe qetësie.

Demi

Gjatë muajit gusht keni qenë duke shkëlqyer në shumë aspekte dhe nuk është çudi që tani në muajin shtator të gjithë sutë janë tek ju. Dielli ka rezervuar për ju një muaj plot vetëbesim dhe krijimtari. Por më gjithë këtë frymë artistike është pak e vështirë që ju të vendosni se cila është ideja e duhur për të zbatuar. Gjatë javëve të para të shtatorit do të jeni të fokusuar për të forcuar rrjetin e njohjeve. Mos harroni se edhe puna në grup është shumë e rëndësishme për të qenë i suksesshëm. Gjithashtu pritet të jetë një muaj plot udhëtime, të cilat ju këshillohet t’i kaloni me njerëzit e dashur.

Binjakët

Këto kohë nuk jeni ndjerë dhe aq mirë ju të shenjës së binjakëve, ndoshta diçka e tillë ka ndodhur pasi energjitë tuaja nuk janë kanalizuar në vendin e duhur. Por duket se pas datës 14 shtator ju do të kuptoni më qartë se cilat janë nevojat tuaja. Vlerat tuaja janë duke ndryshuar me shpejt nga sa e keni pritur, përdorini diçka të tillë për të arritur qëllimet tuaja. Përpiquni të qëndroni brenda rregullave, pasi lojërat nuk do ju çojnë shumë larg. Kohën tuaj të lirë përpiquni ta kaloni me miq të vjetër dhe të mirë dhe gjithashtu duke bërë aktivitete që ju pëlqejnë.

Gaforrja

Është momenti i duhur të dilni nga guacka ju të shenjës së gaforres. Ndjeshmëria ju bën më të bukur, kështu që mos kini frikë të ndani të vërtetën tuaj. Personat më të afërt që keni ju vlerësojnë, kështu që mos dëgjoni të tjerët që janë larg jush. 14 shtatori do të jetë një datë e mirë për t’u ndjerë plot energji, i frymëzuar dhe intuitive. Përpiquni që gjatë këtij muaji të hapni sa më shumë horizontin dhe të ndryshoni mënyrën sesi i shikoni disa gjëra. Është moment i duhur për t;u rritur më shumë. Muajt e kaluar mund të jeni ndjerë keq sa i përket lidhjeve të dashurisë, por shtatori është një muaj i mbarë për lidhje të reja. Besojini intuitës pasi nuk ju zhgënjen kurrë.

Luani

Sezoni i luanit ka pak që ka përfunduar,por për ju çdo ditë vlen si një festë. Megjithatë duhet të keni shumë kujdes me financat. Në javët e para të shtatorit do të hasni vështirësi sa i përket anës financiare. Megjithatë diçka e tillë nuk do të zgjasë shumë pasi më në fund do të mbushni të gjithë ‘gropat’ që keni patur deri tani. Bëni kujdes nga thashethemet që mund të qarkullojnë për ju këto kohë, ndonëse ju nuk jeni përgjegjës për to.

Virgjëresha

Ky është sezoni i shenjës tuaj Virgjëreshë, kështu që përfitoni sa më shumë prej tij. Do të ndiheni me më shumë energji dhe ide të reja, të cilat mezi prisni t’i shfaqni gjatë këtij viti. Mjaft ndryshime do të keni dhe në sektorin e ndjenjave ku histori të reja janë duke ardhur për ju. Mundësitë tuaja për të patur më shumë para janë të hapura dhe ju do të dini t’i shfrytëzoni sa më mirë. Mos harroni të kaloni kohë më miqtë tuaj të afërt pasi do të kaloni momente që do t’i mbani mend gjatë.

Peshorja

Këtë muaj reflektoni për gjërat që nuk janë duke shkuar mirë. Të thuash ‘ mirupafshim’ nuk është kurrë e lehtë, por po ju afrohen shumë mundësi të reja, për të cilat universi është në anën tuaj. Gjatë muajit gusht ndiheshit e parehatuar. Gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet gjatë këtij muaji në shtëpi dhe do ju bëjë të ndiheni më komod se kurrë. Organizoni udhëtime, nisni të bëni blerje dhe çdo gjë tjetër që ju bën të lumtur në këtë muaj. Mos kini frikë të luftoni për atë çfarë doni dhe ndonëse jeni një shenje diplomate, nuk duhet të bëni kompromise për ato që doni.

Akrepi

Ndonëse mendoni se gjërat nuk kanë ecur aq shpejt sa do të donit, qetësohuni pasi vjeshta do ju sjellë atë që meritoni. Shumë projekte që kishin mbetur pezull kanë marrë dritën jeshile tashmë dhe ju do të mund t’i realizoni. Ndonëse jeni fokusuar më shumë në punë sesa në jetën sentimentale, diçka e re do të vij për ju. Ky muaj pritet të jetë me emocione dhe gjithashtu me tensione kështu që në fund të tij planifikoni disa pushime për t’u qetësuar.

Shigjetari

Ju dashuroni të bërit qejf. Në fakt ju të shigjetarit jeni të ndjeshëm dhe lozonjarë. Por tashmë pushimet kanë mbaruar dhe është koha për t’u kthyer në punë. Do të ishte mirë që këto kohë të fokusoheshit edhe në shtëpinë tuaj, nëse kanë mbetur gjëra për të rregulluar. Gjatë këtij muaji mos u nxitoni në investimin e parave. Gjithashtu është një muaj i mbarë për të hapur horizonte të reja si dhe për të njohur njerëz të rinj. Këtë muaj do të realizoni gjithçka që doni, ashtu siç ju ka pëlqyer gjithmonë.

Bricjapi

Këtë verë nuk keni patur shumë kohë për pushime dhe deri diku nuk jeni ndjerë mirë. Por muaji shtator pritet t’iu sjellë shumë sinjale elektrizuese sa i përket komunikimit. Do të merrni një lajm që do ju trondisë, megjithatë do të dini t’a menaxhoni. Muajt e kaluar kanë qenë shumë të lodhshëm dhe stresues për ju, por më në fund do të mund të ndiheni optimist, i qeshur dhe plot shpresë. Më në fund gjërat do të nisin të ecin siç duhet.

Ujori

Është e rëndësishme që ju të përballeni me të shkuarën .E kaluara juaj nuk përcakton atë që jeni por ju kanë formuar. Është momenti për të reflektuar rreth gjendjes tuaj ekonomike, pasi do të merrni disa lajme lidhur me këtë sektor. Shumë nga dëshirat tuaja këtë periudhë nuk janë realizuar, por duket se këtë muaj ka ardhur momenti që gjithçka të rregullohet. Besojini intuitës tuaj. Një udhëtim i papritur do të vij në fund të këtij muaji.

Peshqit

Ndonëse jeni fokusuar tek lidhjet personale do të kuptoni se diçka e tillë nuk ju mbush më. Keni nevojë për ndryshim. Duhet të nisni të eksploroni më shumë veten tuaj për të kuptuar se cilat ndryshime duhen bërë.Jeni shenja më e ndjeshme e zodiakut. Këto kohë duket se e keni patur të vështirë të krijoni miqësi të vërteta. Përpiquni të jeni ta doni veten në mënyrë që të kaloni situatën e vështirë ku ndodheni./Opinion.al/

Etiketa: horoskpmuaji


Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Tentoi të trafikonte 26 emigrantë, arrestohet shqiptari në Greqi

Tentoi të trafikonte 26 emigrantë, arrestohet shqiptari në Greqi

Papa: Skandalet seksuale po largojnë njerëzit nga Kisha

Papa kërkon marrjen e masave drastike për ndryshimet klimatike

Shpërndante drogë në ishullin grek, arrestohet shqiptari

Shpërndante drogë në ishullin grek, arrestohet shqiptari
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}