Bota

Homazhe për Elizabeth II, mbërrijnë në Kështjellën Windsor çiftet mbretërore



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:15 - 10/09/22 |
Opi Nion

Princi dhe Princesha e re e Uellsit, William dhe Catherine së bashku me Harry-n dhe Meghan kanë mbërritur jashtë kështjellës Windsor për të kryer homazhet në nder të Mbretëreshës Elizabeth II.

Kjo është dalja e parë publike e dy çifteve mbretërore që nga vdekja e Mbretëreshës.

Të pranishmit qëndruan të heshtur si shenjë respekti, ndërsa çiftet bënin homazhe për Mbretëreshën, përpara se njerëzit të shpërthenin në duartrokitje dhe brohoritje teksa afroheshin.

Çiftet ishin të veshur të gjithë me të zeza, ndërsa, Princi Harry dhe Meghan, kanë shtrënguar duart me njerëzit që ishin rreshtuar përgjatë rrugës për në Kështjellën Windsor./Opinion.al

Pas