Zodiaku ishte një vrasës serial në Kaliforninë Veriore nga fundi i viteve 1960 deri në fillim të viteve 1970.
Katër burra dhe tre gra të moshës 16 deri në 29 vjeç ishin në shënjestër të tij.
Vrasësi mori emrin “Zodiak” nga një seri letrash që i dërgonte shtypit lokal që përmbanin kode për viktimat e ardhshme.
Nga katër kriptogramet e dërguara, vetëm njëri është zgjidhur përfundimisht .
Viktima të konfirmuara
Megjithëse Zodiaku pretendoi se kishte kryer 37 vrasje në letrat që ai dërgoi në shtyp, hetuesit mendojnë që ai ka vrarë 5 persona dhe ka tentuar të vrasë dy të tjerë që fatmirësisht kanë shpëtuar. Ata janë:
David Arthur Faraday, 17 vjeç, dhe Betty Lou Jensen, 16 vjeç të vrarë më 20 dhjetor 1968, në rrugën e liqenit Herman, brenda kufijve të qytetit të Benicias.
Michael Renault Mageau, 19 vjeç dhe Darlene Elizabeth Ferrin, të dy 22 vjeçarë, u qëlluan më 4 korrik 1969, në parkingun e Parkut Blue Rock Springs në Vallejo. Ndërsa Mageau i mbijetoi sulmit, Ferrin u shpall i vdekur pas mbërritjes në spital.
Bryan Calvin Hartnell, 20 vjeç dhe Cecelia Ann Shepard, 22 vjeçarë të vrarë me thikë më 27 shtator 1969 në liqenin Berryessa në Napa. Hartnelli mbijetoi por Shepard vdiq dy ditë më vonë si pasojë e lëndimeve.
Paul Lee Stine, 29 vjeç u godit dhe u vra më 11 tetor 1969, në lagjen Presidio Heights në San Francisko.
Viktimat e mëposhtme dyshohen të jenë viktima të Zodiak, edhe pse asnjë prej tyre nuk është konfirmuar:
Robert Domingos, 18 vjeç, dhe Linda Edwards, 17 vjeç u qëlluan dhe u vranë më 4 qershor 1963, në një plazh pranë Gaviotës.U identifikuan si viktima të Zodiak për shkak të ngjashmërive të veçanta midis sulmit të tyre dhe sulmit të Zodiak në liqenin Berryesë gjashtë vjet më vonë.
Sulmi pranë liqenit Herman
Betty Lou Jensen dhe David Faraday më 20 dhjetor 1968 ishin në takimin e tyre të parë dhe kishin planifikuar të merrnin pjesë në një koncert të krishtlindjeve në ”Hogan High School” rreth tre blloqe larg nga shtëpia e Jensen.
Çifti vizitoi një mik para se të ndalonte në një restorant në periferi dhe më pas të shkonin pranë liqenit Herman. Rreth orës 10:15, Faraday e parkoi makinën e nënës së tij pranë liqenit, zonë që njihej si zona e të dashuruarve . Të shtënat u dëgjuan pak më vonë.
Pas orës 11:00, trupat e tyre u gjetën nga Stella Borges,një zonjë, që jetonte aty pranë.
Robert Greysmith, një banor i zonës që ishte kthyer në banesë para orës 11:00 pohoi se kishte parë një makinë ngjitur më makinën e çiftit, por nuk i kujtohej asgjë më shumë. Dy viktimat u qëlluan pa mëshirë dhe humbën jetën ne vend.
Sulm në park
Pak para mesnatës më 4 korrik 1969, Darlene Ferrin dhe Michael Mageau u futën në Parkun Blue Rock Springs në Vallejo, katër kilometra larg liqenit Herman dhe u parkuan aty.
Një makinë e dytë u parkua pranë tyre, por u largua pothuajse menjëherë . Makina u kthye dhjetë minuta më vonë duke parkuar sërish pranë tyre.Shoferi doli nga automjeti, duke iu afruar derës së pasagjerëve të makinës duke mbajtur një elektrik dore .
Vrasësi e drejtoi elektrikun në sytë e Mageau dhe Ferrin para se të qëllonte mbi ta për pesë herë rresht. Të dy viktimat u goditën dhe disa plumba iu përshkuan trupat.
Vrasësi u largua drejt makinës së tij, por pasi dëgjoi klithmat e Mageau, u kthye dhe qëlloi secilën viktimë dy herë të tjera.
Më 5 korrik 1969, në orën 12:40, një burrë telefonoi departamentin e policisë Vallejo për të mbajtur përgjegjësinë për sulmin. Telefonuesi gjithashtu mori përgjegjësi për vrasjet e Jensen dhe Faraday gjashtë muaj e gjysmë më parë. Policia gjurmoi thirrjen që vinte nga një kabinë telefoni në një karburant benzine në Springs ,rreth 500 metra larg nga shtëpia e Ferrin dhe vetëm disa blloqe larg nga departamenti i policisë Vallejo.
Ferrin vdiq në spital ndërsa Mageau mbijetoi nga sulmi edhe pse u qëllua në fytyrë, në qafë dhe gjoks. Mageau e përshkroi sulmuesin e tij si një burrë 26-30 vjeç, mashkull i bardhë me flokë kaçurrelë të shkurtër dhe të shkurtër kafe.
Letra nga Zodiaku
Më 1 gusht 1969, tri letra të përgatitura nga vrasësi u dërguan në Vallejo Times Herald.
Letrat ishin pothuajse identike. Ato u përshkruan nga një psikiatër që janë shkruar nga “dikush që do të jetë mërzitur dhe i izoluar” . Në letra merrej përgjëgjësi e plotë për të shtënat në liqenin Herman Road dhe Blue Rock Springs.
Çdo letër përfshinte gjithashtu një të tretën e 408 simboleve që vrasësi pohoi se përmbanin identitetin e tij. Vrasësi kërkoi që ato të publikoheshin në faqen e parë të çdo gazete ose ai gjatë gjithë fundjavës do të vriste njerëz derisa numri i të ishte shumë i lartë.
“Më pëlqen të vras njerëz, sepse është kaq shumë argëtuese, është më shumë argëtuese sesa të vrasësh kafshë të egra në pyll sepse njeriu është më i rrezikshëm nga të gjithë .Të vras më jep eksperiencën më emocionuese. Pjesa më e mirë e kësaj është se kur të vdes do të rilind në parajsë dhe viktimat që kam vrarë do të bëhen skllevërit e mi .Unë nuk do ju jap emrin tim sepse ju do të përpiqeni ta gjeni atë vetë, dhe pse nuk do ia dilni ”
Më 7 gusht 1969, një tjetër letër u dërgua nga vrasësi.
“ Përshëndetje i dashur! Ky që shkruan është zodiaku”
Kjo ishte hera e parë që vrasësi e kishte përdorur këtë emër për identifikim. Letra ishte një përgjigje ndaj kërkesës së shefit Stiltz për më shumë detaje që do të provonin se ishte ai që kishte vrarë Faraday, Jensen dhe Ferrin. Në të, Zodiaku përfshinte detaje rreth vrasjeve të cilat ende nuk ishin bërë publike për publikun, si dhe një mesazh për policinë që bënte me dije se kur ata të zbulonin kodin e tij, ai do të ishte aty.
Më 8 gusht 1969 një tjetër letër u dërgua në shtyp. Letra përmbante një mesazh në të cilin vrasësi tha se po mblidhte skllevër për jetën e përtejme. Asnjë emër nuk shfaqej në tekstin e dekoduar dhe vrasësi tha se ai nuk do ta jepte identitetin e tij sepse kësisoj do të ngadalësonte ose do të ndalonte mbledhjen e skllevërve.
Sulmi i Liqenit Berryessa
Më 27 shtator 1969, studentët e Pacific Union College, Bryan Hartnell dhe Cecelia Shepard bënë një piknik në liqenin Berryessa. Një burrë i bardhë, i gjatë rreth 1.70 metra me flokë të dendur me ngjyrë kafe, iu afrua atyre. Burri ishte i maskuar dhe pretendonte se ishte një i dënuar i arratisur nga një burg në Kolorado. Ai pretendonte se kishte vrarë një roje dhe më pas kishte vjedhur një makinë, duke shpjeguar se ai tani kishte nevojë për një makinë dhe para për të shkuar përsëri në Meksikë, pasi automjeti që ai kishte ishte “shumë i nxehtë”.
Sapo përfundoi atë që po thoshte vrasësi tërhoqi një thikë dhe i theri të dy në mënyrë të përsëritur gjashtë dhe dhjetë herë secilin. Vrasësi u largua me shpejtësi. Ai tërhoqi simbolin që mbante me vete,një rreth që shkruantë 3X3 dhe shkroi te dera e makinës së Hartnell me një stilolaps me ngjyrë të zezë “Vallejo” .
Në orën 7:40, vrasësi thirri zyrën e sherifit të qarkut në Napa nga një telefon me pagesë për të raportuar krimin e fundit. Telefonuesi fillimisht i tha operatorit se ai dëshironte të raportonte një vrasje dhe jo një vrasje të dyfishtë por këtë e bëri para se të deklaronte se ai ishte vrasësi .
Telefoni u gjet më vonë vetëm pak blloqe larg nga zyra e sherifit,dhe 27 kilometra nga vendi i krimit.
Dedektivët vazhdonin të mos kishin asnjë të dyshuar.
Pasi dëgjoi britmat e tyre për ndihmë, një burrë dhe djali i tij që po peshkonin aty pranë zbuluan viktimat dhe kërkuan ndihmë duke kontaktuar rojet e parkut.
Cecelia Shepard ishte e ndërgjegjshme kur arriti Collins, duke i dhënë atij një përshkrim të hollësishëm të sulmuesit. Hartnell dhe Shepard u dërguan me ambulancë në spital.
Shepard kaloi në koma gjatë transportit në spital dhe vdiq dy ditë më vonë, ndërsa Hartnelli mbijetoi dhe tregoi historinë e tij për shtypin dhe policinë. .
Sulmi në taksi
Dy javë më vonë më 11 tetor 1969, një pasagjer hyri në një taksi drejtuar nga Paul Stine në kryqëzimin e Mason dhe Geary Streets në San Francisko. Për arsye të panjohura, Stine kaloi në një bllok me shumë pak lëvizje dhe pasagjeri shtiu mbi të një herë në kokë, mori kuletën e Stine dhe çelësat e makinave.
Ky pasagjer u vëzhgua nga tre adoleshentë që ndodheshin në rrugë në orën 9:55 të mëngjesit. Ata thirrën policinë menjëherë.
Ata vunë re një burrë që fshinte gjak nga një makinë. Dy blloqe nga vendi i krimit, dedektivi Don Fouke, duke iu përgjigjur thirrjes, vëzhgoi një burrë të bardhë, duke ecur përgjatë trotuarit dhe duke hyrë në disa shkallë që shpinin në oborrin e një shtëpie në anën veriore të rrugës. Takimi zgjati vetëm pesë deri në dhjetë sekonda.
Fouke e vlerësoi njeriun diku 35-45 vjeç, ndërsa adoleshentët që vëzhguan vrasësin përmendën se ai ishte një burrë i bardhë 25-30 vjeçar i rritur rreth 1.70-1.75 metra.
Folësi i radios lajmëroi njerëzit të ishin në vëzhgim për një të dyshuar me ngjyrë, kështu që ai shpëtoi pa rënë në sy.
Përsëri ndodhi një krim, por asnjë i dyshuar nuk u gjet.
Detektivët Bill Armstrong dhe Dave Toschi nga FBI u caktuan në këtë rast. Departamenti i policisë në San Francisko hetoi rreth 2,500 të dyshuar për një periudhë 3 vjeçare.
Komunikimi nga Zodiaku më 14 tetor 1969
Shtypi mori një letër tjetër nga Zodiaku, kësaj radhe ajo përmbante një pjesë të bishtit të këmishës së Paul Stine si dëshmi se ai ishte vrasësi. Ai gjithashtu përfshiu një kërcënim për vrasjen e disa nxënësve në një autobus shkollor.
Për ta bërë këtë, Zodiaku shkroi: “vetëm nxirrni gomën e përparme dhe pastaj hiqni fëmijët pasi ata vijnë duke kërcyer”.
Në orën 2 pasdite më 20 tetor 1969, dikush që pretendonte të ishte Zodiaku kërkoi që një nga dy avokatë të shquar, F. Lee Bailey ose Melvin Belli, të paraqiten në emisionin televiziv lokal A.M. San Francisko, i organizuar nga Jim Dunbar.
Bailey nuk kishte mundësi të shkonte, por Belli u shfaq në shfaqje. Dunbar i bëri thirrje shikuesve të mos telefonin në mënyrë që linja të ishte e lirë, dhe përfundimisht, dikush që pretendonte të ishte Zodiaku tha se emri i tij ishte “Sam”.
Belli pranoi të takohej me të në Daly City, por i dyshuari nuk u shfaq asnjëherë.
Më 8 nëntor 1969, Zodiaku dërgoi një kartë me një tjetër kriptogram që përbëhej nga 340 karaktere. Shifra prej 340 karakterësh nuk është dekoduar kurrë. Janë sugjeruar zgjidhje të shumta të mundshme, por asnjë nuk mund të pohohet si definitive.
Më 9 nëntor 1969, Zodiaku dërgoi një letër me shtatë faqe duke deklaruar se dy policë e ndalën dhe në biseduan me të tre minuta pasi ai vrau Stinen. Pjesë nga letra u botuan në shtyp më 12 nëntor.
Sulmi i Modesto
Në mbrëmjen e 22 marsit 1970, Kathleen Johns po udhëtonte nga San Bernardino në Petaluma për të vizituar nënën e saj. Ajo ishte shtatë muajshe shtatzënë dhe kishte vajzën e saj 10-muajshe me vete. Ndërsa drejtohej në perëndim në autostradën 132 pranë Modesto, një makinë pas saj filloi ti ndizte dritat. Ajo u ndal.
Shoferi në makinën e parkuar , iu afrua makinës së saj dhe i tha se ai vuri re se rrota e pasme e makinës ishte liruar dhe ai u ofrua ta rregullonte. Pas mbarimit të punës së tij, ai bëri sikur u largua por kur viktima tentoi për të hyrë përsëri në autostradë, rrota e makinës ra.
Burri u kthye menjëherë, duke ofruar për ta çuar atë në stacionin më të afërt të benzinës për ndihmë. Ajo dhe vajza e saj u ngjitën në makinën e tij.
Gjatë udhëtimit makina kaloi disa stacione benzine, por ai nuk u ndal. Kur viktima e pyeti pse nuk ishte ndalur, ai ndryshonte subjekt. Kur shoferi më në fund u ndal në një kryqëzim, Johns kërceu nga makina me vajzën e saj dhe u fsheh në një fushë. Shoferi kontrolloi duke përdorur dritat e makinës e duke i thënë asaj se ai nuk do ta lëndonte.
Në pamundësi për ta gjetur atë, ai u kthye në makinë dhe u largua. Johns shkoi menjëherë pas kësaj në stacionin e policisë në Patterson.Kur Johns i dha deklaratën e saj rreshterit në detyrë, ajo vuri re skicën policore të bërë për vrasësin e Paul Stine dhe e njohu atë si njeriu që e kishte rrëmbyer atë dhe fëmijën e saj. Makina e saj ishte djegur plotësisht .
Komunikime të mëtejshme
Zodiaku vazhdoi të komunikonte me autoritetet për pjesën e mbetur të vitit 1970 përmes letrave drejtuar shtypit.
Në një letër të postuar më 20 prill 1970, Zodiaku shkroi: “Emri im është _____”, pasuar nga një shifër prej 13 karakterësh. Zodiaku vazhdoi duke deklaruar se nuk ishte përgjegjës për bombardimet e fundit të një stacioni policor në San Francisko duke iu referuar 18 shkurtit 1970.
Letra përfshinte një skicë të bombës që Zodiaku pretendonte se do të përdorte për të hedhur në erë një autobus shkollor.
Në anën e pasme të kartës, Zodiaku kërcënoi të përdorte menjëherë bombën me autobus, nëse gazeta nuk do të publikonte detajet e plota që ai shkroi.
Ai gjithashtu donte të fillonte të shihte njerëzit të mbanin disa butona të këndshëm të zodiakut.
Në një letër të postës 26 qershor 1970, Zodiaku deklaroi se ishte i mërzitur që nuk kishte parë njerëzit që mbanin butona Zodiac.
Ai shkroi: “Kam qëlluar një njeri të ulur në një makinë të parkuar”
Zodiaku po i referohej vrasjes së Richard Radetich, një javë më parë, më 19 qershor.
Në 5:25, Radetich po shkruante një biletë parkimi në makinën e tij të skuadrës kur dikush e qëlloi atë në kokë me një pistoletë të kalibrit .Radetiç vdiq 15 orë më vonë.
Policia mohon se Zodiaku ishte përfshirë në këtë vrasje dhe ajo ka mbetur e pazgjidhur.
Bashkë me letrën ishte një imazhi i malit Diablo, Zodiaku kishte pikturuar një rreth të kryqëzuar të ngjashëm me ato që kishte përfshirë në korrespondencën e mëparshme. Në krye të rrethit të kryqëzuar, ai vendosi një zero, dhe pastaj një tre, gjashtë, dhe një nëntë. Letra përfshinte gjithashtu një shifër prej 32 shkronjash që vrasësi pretendonte se,së bashku me kodin, do të çonte në vendndodhjen e një bombe. Shifra nuk u dekodua kurrë dhe bomba e dyshuar nuk u gjet asnjëherë.
Vrasësi nënshkroi shënimin “= 12, SFPD = 0.”
Në një letër të 26 korrikut 1970, Zodiaku parafrazoi një këngë nga The Mikado, duke shtuar fjalët e tij për të bërë një “listë të vogël” të mënyrave se ai kishte planifikuar të torturonte “skllevërit” e tij në parajsë. Letra u nënshkrua me një simbol të madh dhe të ekzagjeruar të rrethit të kryqit dhe një rezultat të ri: “= 13, SFPD = 0″. Një shënim përfundimtar në pjesën e poshtme të letrës thotë: ” Kodi I diallit ka të bëjë me ne”.
Më 7 tetor 1970, Kronika mori një kartë të nënshkruar nga Zodiaku me një kryq të vogël që thuhet se tërhiqej me gjak.
Më 27 tetor 1970, gazetari i Chronicle Paul Avery (i cili kishte mbuluar rastin e Zodiacit) mori një letër të Halloëeen të nënshkruar me një Z dhe me simbolin e rrethit Zodiac të rrethit. Shkruar me dorë në kartelë ishte shënimi ” ju jeni të dënuar.”
Kërcënimi është marrë seriozisht dhe ka marrë një histori në faqen e parë në shtyp. Menjëherë pas marrjes së kësaj letre, Avery mori një letër anonime duke e njoftuar atë për ngjashmëritë midis aktiviteteve të Zodiac dhe vrasjes së pazgjidhur të Cheri Jo Bates, vrasje që kishte ndodhur katër vjet më parë në kolegjin e qytetit në Riverside në Zonën e Madhe të Los Anxhelosit, më shumë se 400 milje në jug të San Franciskos.
Letra e fundit Zodiak
Pas kartës “Pines”, Zodiaku heshti për gati tre vjet. Shtypi mori një letër nga Zodiaku, postuar më 29 janar 1974, duke lavdëruar Exorcistin si komedia më e mirë saterike që ka parë ndonjëherë. Letra përfshinte një copë strofë nga The Mikado dhe një simbol të pazakontë në pjesën e poshtme që ka mbetur i pashpjeguar nga kërkuesit. Zodiaku e përfundoi letrën me një rezultat të ri, “Me = 37, SFPD = 0”.
Zodiak nuk u gjet asnjëherë por ja cili është i dyshuari kryesor
Arthur Leigh Allenështë ishte i dyshuari i kryesor, dhe pse nuk është i vetmi.
Allen ishte intervistuar nga policia që në ditët e para të hetimeve të zodiakut dhe ishte subjekt i disa hetimeve për një periudhë 20-vjeçare.
Në vitin 2007 Graysmith vuri në dukje se disa detektivë të policisë e përshkruan Allenin si të dyshuarin më të mundshëm. Megjithatë, në vitin 2010, Toschi deklaroi se të gjitha provat kundër Allen janë pa baza ligjore.
Më 6 tetor 1969, Allen u intervistua nga detektivi John Lynch i departamentit të policisë Vallejo. Allen ishte parë në afërsi të liqenit Beryessa kur ndodhi sulmi kundër Hartnell dhe Shepard më 27 shtator 1969 ndërsa ai kishte dhënë tjetër vendndodhje . Allen erdhi përsëri në vëmendjen e policisë në vitin 1971 kur shoku i tij Donald Cheney i tha policisë në Manhattan Beach të Kalifornisë, se Allen i kishte folur për dëshirën e tij për të vrarë njerëz, për të përdorur emrin Zodiak dhe për të siguruar një elektrik dore dhe një armë zjarri. Sipas Cheney, kjo bisedë ndodhi jo më vonë se 1 janari 1969.
Jack Mulanax i departamentit të policisë Vallejo shkruante se ai ishte shkarkuar nga puna e tij si mësues i shkollës fillore në mars 1968 pas akuzave për sjellje të keqe seksuale me studentët. Ai u përshkrua si i fiksuar me fëmijët e vegjël dhe i zemëruar me gratë. Ai nuk kishte pasur kurrë një të dashur apo grua.
Në vitin 1974 Allen u arrestua për kryerjen e akteve seksuale të dyshimta ndaj një djali 12-vjeçar. Ai u deklarua fajtor dhe qëndroi dy vjet në burg.
Dy ditë pas vdekjes së Allen në 1992, policia konfiskoi pronat e tij. Dëshmi të tjera ekzistonin kundër Allenit. Ai kishte në pronësi dhe mbante një orë dore të markës Zodiac. Jetoi në Vallejo dhe punoi pak minuta larg vendit ku një nga viktimat e para (Ferrin) jetonte dhe nga ku ndodhi një nga vrasjet.
Në vitin 2002, SFPD zhvilloi një profil të pjesshëm të ADN-së nga pështymja në pulla dhe zarfat e letrave të Zodiac-it. SFPD e krahasoi këtë ADN të pjesshme me ADN-në e Arthur Leigh Allen. Një krahasim i ADN-së u bë gjithashtu me ADN-në e Don Cheney, i cili ishte ish-mik i Allenit dhe personi i parë që sugjeroi se Allen mund të ishte vrasësi.
Asnjë rezultat i testit nuk tregoi ndonjë ngjashmëri dhe Allen dhe Cheney ,megjithëse nuk mund të thuhet përfundimisht se është ADN e Allen në zarfa.Sidoqoftë në mars të këtij viti, u njoftua se mostra e ADN-së e vitit 2002 u mblodh nga jashtë vulës ose nga vula e zarfit, që do të thotë se Alleni mund të jetë ende i dyshuar.
Zodiaku akoma nuk është gjendur përfundmisht dhe mbetet një nga vrasësit që tronditi Amerikën ./Opinion.al
Përshtati: Elida Marvataj