Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e Steve Jobs/ Babai mizor i të bijës: Ti mban erë si një tualet!

2018/08/18 at 2:14 PM
në -Jetë dhe Stil, Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Historia e Steve Jobs/ Babai mizor i të bijës: Ti mban erë si një tualet!

Kjo është historia e një babai të munguar, i cili refuzonte të paguante më shumë se minimumin e mundur për mirëmbajtjen e vajzës së tij, për të cilën, pavarësisht provës së ADN-së, mohonte me forcë atësinë.


Ky burrë ishte themeluesi i Apple, Steve Jobs, i cili vlente 158 milionë paund në atë kohë. Por pavarësisht pasurisë, Steve refuzoi për vite më radhë të paguante një qindarkë për fëmijën e tij të parë, Lisa.

Ai pretendonte se ishte steril dhe se ish-partnerja e tij flinte me të tjerë. Madje edhe kur rezultati i ADN-së vërtetoi që Lisa ishte e bija, ai sërish refuzonte ta besonte.

Këtë histori e tregon Lisa, 7 vjet pas vdekjes së mjeshtrit të Apple, duke e ekspozuar edhe një herë si “babain e neveritshëm”.

Në librin e botuar në Vanity Fair, ajo e përshkruan të atin si një burrë që nuk ishte bujar me paratë, ushqimin apo fjalët, pavarësisht pasurisë që kapte vlerën neto 7.8 bilionë Paund.

Edhe kur ishte duke vdekur nga kanceri në pankreas dhe Lisa shkonte për ta takuar, i thoshte: “Ti mban erë si një tualet!”.

Ajo ka shkruajtur në libër edhe për takimet e para me Steve Jobs, atëherë kur ai ende refuzonte atësinë, por paguante 500 dollarë në muaj suport për fëmijën, vetëm se e kishte urdhëruar gjykata.

Ndërkohë që e ëma e Lisas, Chrisann Brennan po vuante duke punuar në dy punë, si kamariere dhe pastruese, për të siguaruar para për të bijën. Ato jetonin në një apartament pa ngrohje, ndaj dhe Lisa nga i ftofti shpesh herë detyrohej të flinte me xhaketë.

Ajo nuk do ta harrojë kurrë takimin e parë me themeluesin e Apple, kur sapo kishte filluar të pranonte atësinë.

“E di ti se kush jam unë?”, i tha me arrogancë të bijës. “Unë jam babi jot. Unë jam një nga njerëzit më të rëndësishëm që do njohësh ndonjëherë”.

Pas pak kohësh Jobs kërkoi falje për gjithçka dhe i rriti suportin financiar në 4000 dollarë në atë kohë. Por edhe pse nisi të bëhej pjesë e jetës së Lisas, marrëdhënia e tij me të bijën vijonte të ishte e tensionuar.

Ajo kujton një bisedë tjetër me të atin kur ishte vetëm 7 vjeç dhe kishte ndërruar rreth 13 shtëpi me të ëmën.

Steve Jobs shkonte një herë në muaj për ta takuar të bijën me një makinë të tipit “Porsche”. Një ditë Lisa e pyeti nëse do ta trashëgonte ndonjëherë atë makinë.

Jobs u tërbua dhe i tha: “Ti nuk ke për të marrë asgjë! E kupton? Asgjë!”.

Të gjithë i kanë ngritur arritjet e themeluesit të Apple në nivelin e Perëndisë. Por Lisa tregoi zemërimin e një vajzë të lënë pas dore, e cila është e zemëruar që i ati i saj vlerësohet ende kaq shumë, pavarësisht mënyrës sesi trajtonte familjen.

Mamaja e saj, Chrissan, gjatë përkujtimit të Jobs në 2009, e përshkroi këtë të fundit si “mizor” dhe tregoi se kur i kërkonte më tepër para për rritjen e Lisas ishte “sikur i tërhiqje dhëmbin”.

Chrissan dhe Steve u takuan kur ishin 17 vjeç dhe studionin në të njëjtën shkollë të mesme. Ajo ngeli shtatzënë kur ishte 18 vjeç, por vendosën të abortonte. Ata vazhduan një marrëdhënie të çuditshme për 4 vjet, por kur Chrissan ngeli sërish shtatzënë dhe nuk pranoi të abortonte, mori fund gjithçka. Jobs ndihmoi për t’i gjetur vajzës një emër dhe u largua.

Ai fokusua në një tjetër Lisa, kompjuterin e parë Apple që ai emërtoi, i cila u evolua në Macintosh.

Vajza e Steve Jobs u rrit duke menduar se i ati vërtetë e donte, pavarësisht temperamentit të tij të vështirë, ndaj dhe një prej krijimeve të tij të para i vuri emrin e saj.

Kur ishte në shkollën e mesme, ajo e pyeti nëse vërtetë e kishte quajtur kompjuterin prej saj, por ai e mohoi, duke i kërkuar falje.

Dukej sikur molla e vërtetë e syve të tij ishte… Apple (Molla). Kur Lisa ishte 27 vjeç, Jobs vendosi t’i tregonte të vërtetën të bijës dhe ta pranonte.

Ai u qetësua paksa kur vajza u rrit dhe për të kompensuar sjelljen e tij të mëparshme, i bleu një shtëpi me vlerë prej 400.000 Dollarësh dhe dy makina.

Por pas vdekjes së Steve Jobs, pjesa më e madhe e pasurisë së tij shkoi për bashkëshorten e dytë dhe tre fëmijët që kishte me të.

Laurene Powell Jobs dhe fëmijët e saj sot vlerësohenj 16.8 bilionë Paund, ndërsa Lisa mendohet se ka marrë vetëm disa milionë Dollarë.

Jeta e Steve Jobs mund të ketë përfunduar, por kujtimi i tij nuk do të harrohet derisa njerëzit të përdorin Apple. Pavarësisht të gjithë aftësive të tij si krijues dhe biznesmen, është e qartë që krijuesi i Apple ka qenë shumë larg të qenurit “babai perfekt”./tvklan.al

 

 

Etiketa: babai mizorhistoriaSteve Jobsvajza


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
Para
Ishte dënuar me 6 vite burg për “vjedhje me dhunë”, arrestohet 28-vjeçari në Tepelenë

Ishte dënuar me 6 vite burg për “vjedhje me dhunë”, arrestohet 28-vjeçari në Tepelenë

“Më hoqi reçipetat në pishinë dhe…” turistja angleze akuzon shqiptarin për ngacmim seksual

“Më hoqi reçipetat në pishinë dhe…” turistja angleze akuzon shqiptarin për ngacmim seksual

Xhenova, flet shoferi i kamionit që u bë simbol i kolapsit: Unë jetoj falë një mrekullie!

Xhenova, flet shoferi i kamionit që u bë simbol i kolapsit: Unë jetoj falë një mrekullie!
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}