Aktualitet

Historia e Enton Nikaj/ Vrasësi që u vra pas u lirua para kohe nga burgu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:54 - 27/11/15 |
b.f

Në vazhdën e denoncimeve të prapësive të bëra nga drejtësia një tjetër shembull që gërthet ështe edhe rasti i Enton Nikaj, i vrarë tri javë më parë në Linzë të Tiranës. Një person i cili kishte ende llogari të hapura me drejtësinë, por që edhe pse kishte kryer vrasje në rrethana cilësuese, kishte mundur të dilte nga qelia më një dënim të ulët për veprën penale të rëndë që kishte kryer.

Në vitin 2006 Enton Nikaj vrau Erlin Shepllon në makinën e tij. Pas një serie të gjatë vendimesh gjyqësore nga Shkalla e Parë dhe e Apelit Tiranë, më 3 qershor 2015 Gjykata e Lartë vendosi një dënim me 21 vjet heqje lirie për Nikajn.

Ai u shpall fajtor për “vrasje me paramendim”, për hakmarrje. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij përfundimtar shkoi në 14 vjet burg. Ky dënim për Nikajn ishte konsumuar ndërkohë, për shkak se vuajtja kishte nisur në ditën e ndalimit të tij, më 1 prill 2006, pasi kishte përfituar edhe lehtësira ndërkohë.

Por edhe pse doli nga burgu në gusht 2015, Eton Nikaj nuk i kishte mbyllur hesapet me drejtësinë për shkak se dënimi i tij i fundit nuk kishte marrë formë të prerë. Nikaj u lirua nga burgu më 14 gusht 2015, bazuar në një vendim të Gjykatës së Tiranës që vendosi shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

Ai gjendej në qeli për llogari të një dënimi fajësie me 2 vjet e 3 muaj burg për veprën penale të “shkatërrimit të pronës”, shpallur më 21 korrik 2015.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas