Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e 17-vjeçares: Momenti më i vështirë ishte ndarja me mamin

2020/06/21 at 4:10 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia e 17-vjeçares: Momenti më i vështirë ishte ndarja me mamin

17-vjeçarja, Vjosana rrëfeu ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan fëmijërinë e saj tepër të vështirë. Është rritur tek gjyshërit dhe tezet, për shkak se kur ajo erdhi në jetë, nëna e saj pati probleme shëndetësore.

Vjosana tregon se momenti më i vështirë ishte kur mami i saj u largua në Gjermani, për t’u kuruar. Ajo nuk ka fjetur gjatë gjithë natës sepse priste mëngjesin që të ndahej nga e ëma. Ndarja për të ka qenë e dhimbshme, se i dukej sikur ishte lamtumirë dhe ajo nuk do kthehej më. Pavarësisht se i kishte premtuar se do ishte e fortë për motrën dhe vëllain, Vjosana nuk e mbajti dot fjalën.

Vjosana: Momenti më i vështirë për mua ishte kur mami iku në Gjermani, për t’u kuruar jashtë. Kam qenë rreth 13 vjeç. Ka qenë një moment shumë i vështirë, pasi para se të ikte në Gjermani kishte 2 muaj në spital, edhe asgjë nuk po shkonte mirë. Mjekët aty të pakujdesshëm, domethënë tërë këto probleme që unë përmenda, i kanë ardhur nga shkaku i mjekëve, nga pakujdesia e tyre dhe është vërtet për të ardhur keq.

Ardit Gjebrea: Këtu apo atje?

Vjosana: Këtu! E çuam në Gjermani dhe unë shikoja gjatë gjithë ditës që lëvizeshin valixhe, bëheshin rrobat gati. Në darkë i thashë mami kur të zgjohesh nesër për të ikur, do më zgjosh edhe mua të të takoj. Ok më tha. E kisha të qartë që nuk do më zgjonte, do më linte në gjumë, se u zgjua në 4 të mëngjesit.

Ardit Gjebrea: E takove?

Vjosana: Unë gjithë natës kam ndenjur pa gjumë, se e dija që nuk do më zgjonte. U zgjova, motra me vëllain ishin në gjumë, nuk i lëviza ata, shkova e takova, Momenti më i vështirë për mua ka qenë ndarja, m’u duk si një lamtumirë, jo sikur ajo do kthehej prapë. Edhe kisha shumë frikë këtë pjesë. E çoi babi në aeroport, ajo iku me gjyshin, me babin e vet. Babi ndenji me ne. Shkoi në Gjermani, kur u kontrollua mjekët i nxorrën diçka tjetër, jo atë që i kishin konstatuar këtu. Kreu operacionin atje dhe kur u kthye këtu pas dy javësh. Ne ishim në ankth gjatë gjithë kohës, si do shkonte operacioni atje, e kishte bërë me vdekje klinike. Vërtet ka qenë shumë e fortë domethënë se është dhe pak fizikisht e dobët dhe që ka përballuar kaq shumë gjëra, mua më motivon shumë si femër.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është mami yt?

Vjosana: Mami është 36 vjeç!

Ardit Gjebrea: Flisnit në telefon gjatë kësaj kohe?

Vjosana: Komunikonim në telefon, por unë nuk mundja domethënë të komunikoja shumë, se i kisha premtuar që nuk do qaja, por kur e shikoja atë nuk e mbaja dot veten. Mund të shkruanim më mirë, se sa të flisnim në kamer. Më thoshte më premto që nuk do qash, që do i rrish pranë motrës dhe vëllait. Ok i premtova, por nuk e kam mbajtur premtimin sepse unë gjatë gjithë kohës, ky stresi kaq i madh më bëntë të isha me nerva. Edhe motrën me vëllain i lija tek nëna dhe vetë shkoja në dhomë dhe doja të rrija vetëm.

Ardit Gjebrea: Tani është ok?

Vjosana: Tani është ok, operacioni i fundit që bëri ishte në Mars, shpresoj që të kenë mbaruar me kaq!/tvklan.al

Ju sugjerojmë

Ndërron jetë ish-ministri britanik, Norman Tebbit
Bota

Ndërron jetë ish-ministri britanik, Norman Tebbit

8 Korrik, 2025 10:22 am
Dhunuan bashkëmoshataren dhe shpërndanë videon/ E pësojnë 4 të miturat, në kërkim..
Aktualitet

Dhunuan bashkëmoshataren dhe shpërndanë videon/ E pësojnë 4 të miturat, në kërkim..

8 Korrik, 2025 10:19 am
Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës
Rajoni

Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

8 Korrik, 2025 10:11 am
Vijon zjarri në Malin e Dukatit, rrezikohet përhapja e flakëve
Aktualitet

Vijon zjarri në Malin e Dukatit, rrezikohet përhapja e flakëve

8 Korrik, 2025 10:09 am
Gonxhja mirëpret në Tiranë ministrin Izraelit të Energjisë dhe Infrastrukturës
Aktualitet

Gonxhja mirëpret në Tiranë ministrin Izraelit të Energjisë dhe Infrastrukturës

8 Korrik, 2025 10:05 am
Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën
Bota

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën

8 Korrik, 2025 9:59 am
Netanyahu nominon Presidentin e SHBA për Çmimin Nobel: Trump, “krijues paqeje”
Bota

Netanyahu nominon Presidentin e SHBA për Çmimin Nobel: Trump, “krijues paqeje”

8 Korrik, 2025 9:44 am
Në kërkim për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari. Pritet ekstradimi drejt Italisë
Aktualitet

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari. Pritet ekstradimi drejt Italisë

8 Korrik, 2025 9:40 am
Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin
Aktualitet

Durrës/ Plagosi me thikë një shtetas, arrestohet 17 vjeçari i shpallur në kërkim

8 Korrik, 2025 9:26 am
“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“
-Kulturë

“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“

8 Korrik, 2025 9:20 am
Para
Natë e paprecedentë dhune në Shtutgart, turma sulmon policinë dhe dyqanet

Natë e paprecedentë dhune në Shtutgart, turma sulmon policinë dhe dyqanet

COVID/Rritet bilanci i viktimave dhe të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

5 viktima dhe 101 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Zbulohet identiteti i autorit të dyshuar për sulmin me thikë në Angli

Zbulohet identiteti i autorit të dyshuar për sulmin me thikë në Angli

TE FUNDIT

Ndërron jetë ish-ministri britanik, Norman Tebbit

Ndërron jetë ish-ministri britanik, Norman Tebbit
8 Korrik, 2025

Ish-politikani britanik, Norman Tebbit ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeç, raportuan mediat e huaja. Tebbit personifikoi vlerat e Partisë...

Lexo më shumë

Dhunuan bashkëmoshataren dhe shpërndanë videon/ E pësojnë 4 të miturat, në kërkim..

Dhunuan bashkëmoshataren dhe shpërndanë videon/ E pësojnë 4 të miturat, në kërkim..
8 Korrik, 2025

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar lidhur me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen...

Lexo më shumë

Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës
8 Korrik, 2025

Në Bosnje e Hercegovinë nisi të martën Marshi i përvitshëm i Paqes, në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë....

Lexo më shumë

Vijon zjarri në Malin e Dukatit, rrezikohet përhapja e flakëve

Vijon zjarri në Malin e Dukatit, rrezikohet përhapja e flakëve
8 Korrik, 2025

Vatra e zjarrit në malin Vastak, pranë fshatit Dukat në Vlorë, vazhdon të jetë aktive prej katër ditësh, ndërsa rritet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com