Bota

Natë e paprecedentë dhune në Shtutgart, turma sulmon policinë dhe dyqanet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:44 - 21/06/20 |
Al Do

Grupe njerëzish kanë shkaktuar trazira duke shkatërruar xhamat e dyqaneve, kanë plaçkitur dhe sulmuar automjetet e policisë në qendrën e Shtutgart gjatë orëve të natës.

Policia gjermane thotë se më shumë se disa oficerë policie u lënduan gjatë dhunës, në Gjermaninë jug-perëndimore.

Imazhe të publikuara në Twitter tregojnë se njerëzit vandalizojnë dyqanet në qendër të qytetit dhe hedhin gurë të mëdhenj dhe objekte të tjera kundër automjeteve të policisë.

Policia e Shtutgart thotë se dhuna filloi pasi policia mori në pyetje një 17-vjeçar për një shkelje të pretenduar për shitje droge, u tha gazetarëve nëndrejtori i policisë së qytetit Thomas Berger.

Një grup prej 100 dhe 200 personash u kundër përgjigjën duke hedhur gurë dhe shishe ndaj policisë në sheshin në qendër të qytetit.

Turma pastaj u rrit, tha Berger, në rreth 400 – 500 njerëz që sulmuan policinë. Shumë prej rebelëve u tha se ishin me kapuç dhe të maskuar.

Kreu i policisë, Frank Lutz tha se situata ishte bërë më e tensionuar gjatë tre-katër javëve të fundit.

Ai tha se njw numwr njerwzish nw Shtutgart ishte dehur në ambjente publike dhe kishte adoptuar një ton agresiv dhe fyes ndaj policisë në mediat sociale.

Politikanët vendas dhe qytetarët u shprehën të tronditur, duke thënë se shkalla e dhunës ishte e paparë për Shtutgartin vitet e fundit.

Në total, 40 dyqane janë dëmtuar, dhe nëntë të grabitura.

Më shumë se 200 policë shtesë dolën në qendër të qytetit, ku dyqanet ishin sulmuar.

Situata ishte më e qetë pas mbrëmjes dhe zjarrfikësit dhe vullnetarët e mbrojtjes civile nisën riparimin e shumë dyqaneve të dëmtuara.

24 persona u arrestuan – 12 gjermanë dhe 12 të cilësuar si jo-gjermanë.

Nëntëmbëdhjetë policë u plagosën dhe 12 automjete policie u dëmtuan.

Kryetari i Bashkisë Fritz Kuhn tha: “Jam i tronditur këtë mëngjes kur mësova për atë që ndodhi brenda natës. Shtutgarti kurrë nuk ka qenë dëshmitar i një nate si kjo, me sulme të tilla ndaj policisë”.

Ai tha se një sjellje e tillë ishte e papranueshme, pavarësisht nga shkaku, qoftë alkooli apo nxitja përmes mediave sociale. /Opininon.al

Pas