Aktualitet

Histori pedofilie brenda ‘gjakut’ në Shijak


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:32 - 31/10/15 |
b.f

SHIJAK – Një vajzë e mitur ka rrëfyer se xhaxhai i saj ka abuzuar seksualisht me të për 3 vite por s’ka patur guxim të tregojë Nëse kjo akuzë vërtetohet, ngjarja është një nga më të rëndat në vend përsa i përket pedofilisë, pasi në këtë rast bëhet fjalë për abuzim brenda familjes. Policia ka arrestuar 33 vjeçarin e akuzuar, i cili ka mohuar akuzat gjatë marrjes në pyetje. Sipas dëshmisë së bërë nga vajza që sot është 13 vjeç, xhaxhai i saj e ka përdhunuar për herë të parë kur ishte 10 vjeçe.

Denoncimi nga 13­vjecarja me iniciale R.Gj. është bërë në komisariatin e Shijakut e shoqëruar nga dy prindërit e saj dhe nën praninë e psikologut. Në dëshminë e saj e mitura ka treguar se me të është abuzuar disa herë para tre vitesh nga xhaxhai I.Xh., në shtëpinë e tij në Shijak. Policia përmes një komunikate thotë se 33­vjeçari akuzohet për “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas