Kronikë

Hidhte në treg produkte ilegale, e pëson shkodrani, policia zbulon detaje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:22 - 23/04/22 |
Opi Nion

Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht pronarin e një subjekti, i cili hidhte në treg produkte të ndryshme që i prodhonte në mënyrë të kundërligjshme.

Në kudër të operacionit të koduar “Acidet” shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, produkte të ndryshme industriale për të cilat 54-vjeçari nuk dispononte certifikatën përkatëse të regjistrimit të markës.

Si rezultat i këtij operacioni u procedua penalisht shtetasi B. K., 54 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. K. i prodhonte dhe i tregtonte këto produkte, në mënyrë të kundërligjshme, duke sjellë më pas dëme në shëndetin e përdoruesve të tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

Pas