Kronikë

Hidhet nga ura 60-vjeçari, policia: Me banorët nxorrëm trupin e pajetë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:50 - 21/03/21 |
Opi Nion

Një 60-vjeçar nga Përmeti i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga ura në hyrje të qytetit.  Sipas policisë viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet S. D., banues në Piskovë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Po ashtu, njoftohet se në bashkëpunim me banorët e zonës, është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 60-vjeçarit.

“Njoftohemi se rreth orës 09:30, në hyrje të qytetit të Përmetit, është hedhur nga ura shtetasi S. D., 60 vjeç, banues në Piskovë, Përmet, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me banorët e zonës, bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit S. D., nga shtrati i lumit.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al

Pas