Bota

Hetoi aleatët kyç të Trumpit, prokurori amerikan nuk pranon të dorëhiqet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:34 - 20/06/20 |
el ida

Një prokuror amerikan, që ka mbikëqyrur ndjekjet penale ndaj aleatëve të presidentit Donald Trump dhe ka hetuar avokatin personal të presidentit, Rudy Giuliani thotë se nuk do të tërhiqet nga pozicioni i tij, ndonëse Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar për dorëheqjen e tij.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, William Barr në një njoftim më 19 qershor, tha se Geoffrey S.Berman do të dorëhiqet nga posti i prokurorit për qarkun jugor të Nju Jorkut.

Por, Berman tha se e ka mësuar dorëheqjen e tij vetëm përmes raportimeve të mediave.

“Unë do të largohem nga pozicioni im kur kandidati i propozuar nga presidenti, të marrë konfirmimin në Senat. Deri atëherë, hetimet tona do të vazhdojnë pa vonesa apo ndërhyrje”, tha ai përmes një njoftimi.

Që prej janarit të vitit 2018, Berman ka mbikëqyrur disa raste të mëdha, përfshirë edhe hetimet ndaj aleatëve kyç të presidentit Trump./Opinion.al

Pas