Bota

Hetimi: Zyrtarët në Angli kanë rritur numrin e vdekjeve nga Covid-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:43 - 10/08/20 |
el ida

Qeveria britanike ka kryer një hetim ndaj mënyrës së përllogaritjes së vdekjeve nga Covid-19, që përdoret nga Instituti i Shëndetit Publik në vend, dhe ka arritur në përfundimin se zyrtarët kanë rritur gabimisht numrin e vdekjeve nga koronavirusi.

Sipas sistemit të mëparshëm, çdokush që kishte dalë një herë pozitiv ndaj Covid-19 në Angli llogaritej automatikisht si i vdekur prej tij kurdo që vdiste, edhe nëse kishte vdekur në një aksident me makinë.

Lajmi u bë me dije nga gazeta “Telegraph”, e cila shkruan se përfundimet e hetimit të urdhëruar nga Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock, dalin zyrtarisht javën e ardhshme.

Më 17 korrik, Sekretari i Shëndetësisë u kërkoi autoriteteve që të pezullonin raportimin ditor, pasi ekspertë të Universitetit të “Oxford”-it zbuluan se në shifrat e vdekjeve përfshihen edhe persona që kishin humbur jetën disa javë ose muaj pasi ishin shpallur të shëruar nga koronavirusi. Që prej pezullimit të raportimit të viktimave, Instituti i Shëndetit Publik në Angli, ka raportuar vetëm numrin e rasteve të reja.

Në total, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, ku përfshihet Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut, janë konfirmuar mbi 310 mijë raste me Covid-10 dje mbi 46500 viktima./Opinion.al

Pas